LAJMI I FUNDIT:

Aforizma brilante nga Winston Churchill

Aforizma brilante nga Winston Churchill

Nuk ishte vetëm një politikan i madh, por dhe një orator i shkëlqyer. Edhe pse tani ai nuk jeton më, trashëgimia e tij jeton me shumë prej citateve më argëtuese dhe të mprehta që ka lënë pas.

Winston Churchill ka mbajtur disa fjalime më frymëzuese, të apasionuara dhe më të artikuluara me thënie brilante që ju mbase nuk i keni dëgjuar ndonjëherë, përfshirë këtu edhe fjalimin “ne kurrë nuk do të dorëzohemi”. Nga libri “Never Give In”, Tirana Observer ka përzgjedhur më të mirat prej tyre.

  • Ne jetojmë nga ajo që marrim, por e bëjmë jetën nga ajo që japin.
  • Taksat e mira nuk ekzistojnë.
  • Ne debatojmë për faktin se një komb që përpiqet ta taksojë veten drejt prosperitetit është si një njeri që qëndron i ulur mbi një kovë dhe përpiqet të ngrihet nga doreza e saj.
  • Demokracia është forma më e keqe e qeverisjes, pas gjithë të tjerave.
  • Disa e shohin sipërmarrjet private si shënjestra grabitqare që duhet goditur, të tjetër e shohin si një lopë që duhet mjelë, por pak janë ata që e shohin si një kalë i fuqishëm që tërheq karron.
  • Vesi i pandarë i kapitalizmi është ndarja e pabarabartë e bekimeve; virtyti i pandashëm i socializmi është ndarja e barabartë e varfërisë.
  • Një komb që i vë taksë vetes për prosperitetin është si një njeri brenda në kovë, që përpiqet ta ngrejë veten nga doreza.
  • Një paqësor është dikush që ushqen një krokodil, me shpresën se do të jetë i fundit që do të hahet.
  • Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se problemet e mundjes, por nuk janë më të lehta.
  • Që tani e tutje, nuk do ta përfundoj kurrë fjalinë me një parafjalë.
  • Një fanatik është dikush që s’mund ta ndryshojë mendjen dhe nuk do të ndërrojë as temë.
  • Nancy Astor: “Zotëri, sikur ju të ishit bashkëshorti im, unë do t’ju jepja helm”. Churchill: “Sikur të isha bashkëshorti juaj do ta pija”.
  • Gënjeshtra ka bërë gjysmën e rrugës rreth e qark botës, kur e vërteta sapo është nisur.
  • Ndonjëherë ju do të pengoheni tek e vërteta, por pjesa më e madhe prej nesh ngrihen dhe vazhdojnë përpara sikur s’ka ndodhur asgjë.
  • Nëse jeni nisur drejt ferrit, vazhdoni.
  • Është diçka e mirë për një njeri të paarsimuar të lexojë libra me citime. Citimet, kur gdhenden në kujtesë, të japin mendime të mira. Ato gjithashtu të nxisin të lexosh autorët dhe të kërkosh të tjera.
  • Keni armiq? Mirë. Kjo do të thotë se keni luftuar për diçka, në një fazë të jetës suaj.
  • Nëse keni dhjetë mijë rregulla, ju shkatërroni gjithë respektin për ligjin.
  • Gjithmonë mund t’i besoni amerikanëve për të bërë gjënë e duhur, pasi të kenë provuar gjithçka tjetër.
  • Historia do të jetë e sjellshme me mua, pasi kam ndër mend ta shkruaj.
  • Sa më larg të shikoni prapa, aq më larg përpara ka gjasa që të shihni.
  • Jam gati të takoj Krijuesin tim. A është i përgatitur Krijuesi im për provën e rëndë të takimit me mua, kjo është një çështje tjetër.
  • E vërteta është e padiskutueshme, e keqja mund ta sulmojë atë, injoranca mund ta përqeshë atë, por në fund, ja ku është.
  • Një pesimist e shikon vështirësinë në çdo mundësi; një optimist e shikon mundësinë në çdo vështirësi.
  • Të përmirësosh do të thotë të ndryshosh; të jesh i përsosur do të thotë të ndryshosh shpesh.
  • Politika është aftësia për të parashikuar atë që do të ndodhë nesër, javën tjetër, muajin tjetër dhe vitin tjetër. Dhe të kesh aftësinë që më pas të shpjegosh pse nuk ndodhi.
  • Socializmi është filozofia e dështimit, kredo e injorancës dhe ungjilli i zilisë.
  • Një shaka është diçka shumë serioze.
  • Një i burgosur lufte është dikush që përpiqet t’ju vrasë dhe dështon, dhe më pas ju kërkon juve që mos ta vrisni.
  • Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta dhe shumë mund të shprehen me një fjalë të vetme: liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë dhe shpresë.
  • Edhe pse personalisht jam shumë i kënaqur me eksplozivët e momentin, e ndjej se s’duhet të qëndrojmë në rrugën e përmirësimit.
  • Edhe pse i përgatitur për mundimet, preferoj që të shtyhen.
  • Qëndrimi është diçka e vogël, por që bën një ndryshim të madh.
  • Baldwin mendonte se Evropa ishte e mërzitshme, dhe Chamberlain mendonte se ishte vetëm më i madh se Birmingami.
  • Betejat fitohen nga kërdia dhe manovrat. Sa më i madh gjenerali, aq më shumë do të kontribuojë në manovrat, aq më pak do të kërkojë për kërdi.
  • Para Alamein-it nuk kemi pasur kurrë një fitore. Pas Alamein-it kurrë nuk kemi patur humbje.
  • Fjalët e shkurta janë më të mirat, dhe fjalët e vjetra janë edhe më të mira.
  • Përpjekjet e vazhdueshme, jo forca apo inteligjenca, janë sekreti i çlirimit të potencialit tonë.
  • Kuraja vlerësohet me të drejtë cilësia e parë e njeriut, sepse është cilësia që i garanton gjithë të tjerat.
  • Kuraja është ajo që duhet për t’u ngritur dhe për të folur; kuraja është gjithashtu ajo që duhet për t’u ulur dhe për të dëgjuar.
  • Kritika mund të mos jetë e pëlqyeshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion si dhimbja në trupin njerëzor. Kërkon vëmendje që gjendja e gjërave të jetë e shëndetshme.
  • Vështirësitë e nënshtruara janë mundësi të fituara.
  • Mos lejoni që planet e mëdha për një botë të re të shmangin energjitë tuaja nga ruajtja e asaj që ka mbetur nga bota e vjetër.
  • Ngrënia e fjalëve kurrë nuk më ka shkaktuar mostretje.
  • Gjithkush ka një ditë të keqe dhe disa ditë janë më të gjata se të tjerat.
  • Për të mirë e për të keq, zotërimi i ajrit është sot shprehja supreme e fuqisë ushtarake dhe flotat dhe ushtritë, edhe pse vitale dhe të rëndësishme, përsëri duhet të pranojë se kanë rang vartësi.
  • Për rolin tim, them se do të jetë më mirë sikur të gjitha partitë t’ia lënë të kaluarën historisë, veçanërisht tani që propozoj ta shkruaj historinë vetë.
  • Që nga Stettin në Balltik, tek Trieste në Adriatik, një perde hekuri ka zbritur përmes Kontinentit.
  • I madhi dhe i miri rrallë janë i njëjti njeri.
  • Ai ka të gjitha virtytet që i urrej dhe asnjë prej veseve që admiroj.
  • Qytetarët e shëndetshëm janë e mira më e madhe që një vend mund të ketë.
  • Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.
  • I burgosuri i luftës është një njeri që përpiqet të të vrasë ty, dhe pastaj të kërkon ty të mos e vrasësh atë.
  • Të gjitha gjërat e mëdha janë të thjeshta, dhe shumë prej tyre mund të shprehen me një fjalë të vetme, liri, drejtësi, nder, detyrë, mëshirë, shpresë.
  • Edhe pse unë jam krejt i kënaqur me eksplozivet ekzistuese, e ndjej se nuk duhet të ecim në drejtim të përmirësimit të tyre.
  • Ndonëse isha i përgatitur për martirizim, parapëlqeva ta lë për më vonë.
  • Paqebërësi është ai që përpiqet ta ushqejë krokodilin, duke shpresuar se ai do ta hajë atë të fundit.
  • Sjellja është një gjë e vogël që përbën një ndryshim të madh.
  • Betejat janë fituar me masakra dhe manovra. Gjenerali i madh, sa më shumë që i jep përparësi manovrës, aq më pak lë vend për masakrën.
  • Trimëria me të drejtë është vlerësuar si cilësia e parë njerëzore…sepse ajo është cilësia që i garanton të tjerat.
  • Kritika mund të mos jetë e pranueshme, por është e nevojshme. Ajo përmbush të njëjtin funksion që ka dhimbja në trupin njerëzor. Ajo tërheq vëmendjen ndaj gjendjes jo të shëndoshë të gjërave.
  • Çdokush e ka ditën e tij dhe disa ditë zgjatin më shumë se të tjerat.
  • Për keq apo për mirë, zotërimi i ajrit është sot shprehja ekstreme e fuqisë ushtarake. Flotat dhe ushtritë, sado vitale dhe të rëndësishme, duhet të pranojnë një rang më të ulët.
  • Sado e bukur të jetë strategjia, unë herë pas here vështroj rezultatet.
  • Unë gjithmonë shmang dhënien paraprake të profecive, sepse është shumë më mirë të profetizosh pasi një zhvillim ka ndodhur tashmë.
  • Jam gjithnjë gati të mësoj sado ë asnjëherë nuk më pëlqen të më japin mësim.
  • Sigurisht që nuk jam një nga ata që kanë nevojë të më nxitin. Në fakt, nëse diçka jam, atëherë jam vetë nxitja.
  • Më pëlqejnë derrat. Qentë na shikojnë ne nga lart. Macet na shikojnë nga poshtë. Derrat na trajtojnë si të barabartë.
  • Unë kam marrë më shumë nga alkooli se alkooli ka marrë nga unë.
  • Më pëlqen ai burrë që buzëqesh kur përleshet.
  • Unë do të dehem, Zonjushe, por në mëngjes do të jem esëll dhe ti do të jesh prapë e shëmtuar.
  • Nëse i Gjithëfuqishmi do ta rindërtonte botën dhe do të më kërkonte mua këshilla, unë do t’i bëja ngushticat angleze rrotull çdo vendi. Dhe atmosfera të ishte e tillë që çdokush që të përpiqej të fluturonte, të merrte flakë.
  • Nëse je duke ecur përmes ferrit, mos ndalo.
  • Në luftë, si në jetë, shpesh është e nevojshme pas dështimit të një skeme, të kapësh alternativën më të mirë të hapur, dhe nëse e ka atë, do të ishte marrëzi të mos punosh me të gjitha forcat për të.
  • Është gabim të shikosh tepër larg përpara. Vetëm një hallkë e zinxhirit mund të kapet në një kohë të caktuar.
  • Më mirë është të kesh pushtet për të dhënë sesa të marrësh.
  • Të takoheshe me Franklin Roosevelt ishte si të hapje shishen e parë me shampanjë; të njiheshe me të ishte si ta pije shampanjën.
  • Politika nuk është lojë, është biznesi më serioz.
  • Kur lufta e gjigantëve mbaron, atëherë fillon lufta e xhuxhave.
  • Vetëm pak ditë pasi Çamberlain kthehet nga Mynihu duke tundur skrapin e tij famëkeq të letrës, Uinston Çërçill parashikon se lufta me siguri nuk është shmangur. Ai kishte të drejtë. “Ky është vetëm fillimi. Kjo është vetëm gllënjka e parë, shijimi i parë i një kupe të hidhur që do të na ofrohet vit për vit, nëse ne nuk rimëkëmbim shëndetin tonë të lartë moral apo energjinë ushtarake si në kohët e vjetra”
  • Çamberlain ka dhënë dorëheqjen dhe Uinston Çërçill, 65 vjeç, formoi qeverinë e tij “Do t’i thoja Dhomës, të njëjtën gjë që u thashë atyre që u bashkuan me këtë qeveri. Nuk kam asgjë tjetër t’ju ofroj përveç gjakut, mundit, lotëve dhe djersës. Kemi përpara nesh një përvojë të hidhur. Kemi përpara muaj të tërë vuajtje dhe lufte. Do thoni ju, si është politika jonë? Unë ju them: Është një luftë nga deti, toka e ajri, me të gjithë fuqinë tonë dhe me gjithë forcën që Zoti mund të na japë, në një luftë kundër kësaj tiranie monstruoze. Do pyesni ju: cili është qëllimi ynë? Kam vetëm një përgjigje: Fitore me çdo kusht, pavarësisht se sa e gjatë apo e vështirë është rruga jonë, pa fitore nuk ka mbijetesë”.
  • Pas evakuimit në Dunkirk, Uinston Çërçill qetëson euforinë e kombit të tij dhe i jep një zgjidhje: “Edhe pse traktet e mëdha të Europës dhe shumë shteteve të tjera kanë rënë apo do të bien nën kthetrat e Gestapos dhe mjeteve të urryera të regjimit nazist, ne nuk do të dështojmë. Do të shkojmë deri në fund. Do të luftojmë në Francë, do të luftojmë në dete e oqeane, në ajër dhe do të mbrojmë ishullin tonë me çdo kusht, do të luftojmë në male, fusha, kodra e rrugë, ne nuk do të dorëzohemi kurrë”.
  • Uinston Çërçill qëndron stoik dhe frymëzon pilotët e forcave ajrore britanike për fitoren. “Lufta në Francë ka mbaruar. Pres që të nisë Beteja e Britanisë. Nga kjo betejë varet mbijetesa e civilizimit kristian. Varet jeta jonë britanike dhe vazhdimësia e perandorisë sonë. Armiku mund të kthehet shpejt kundër nesh. Hitleri e di se duhet të na thyejë në këtë ishull, përndryshe do të humbë luftën. Nëse e mundim, e gjithë Europa do të jetë e lirë, dhe jeta e botës do të vazhdojë të ndriçohet përfshi Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prandaj të vazhdojmë detyrën tonë”.
  • Ndërsa Beteja e Britanisë arrin kulmin, Çërçill vlerëson trimërinë e pilotëve britanikë. “Mirënjohja e çdo shtëpie në ishullin tonë, në Perandorinë tonë, dhe në të vërtetë në të gjithë botën, përveç të fajtorëve, shkon për pilotët britanikë, që të patrembur i shkuan deri në fund sfidës së tyre me rreziqe vdekjeprurëse. Kurrë më parë në një konflikt njerëzor, shumica i është mirënjohwse pakicës”.
  • Uinston Çërçill paralajmëron për kërcënimin e Rusisë Sovjetike. Kjo ndaloi tërheqjen e Amerikës në izolim dhe çoi në krijimin e NATO-s. “Nga Stettin (Szczecin) në Balltik deri në Trieste në detin Adriatik, një perde e hekurt ka zbritur në kontinet. Në prapavijë shtrihet të gjitha kryeqytetet e shteteve të lashta të Europës Qendrore dhe Lindore, Varshava, Berlini, Praga, Vjena, Budapesti, Beogradi, Bukureshti dhe Sofja dhe të gjitha këto qytete të famshme qëndrojnë në atë që quhet sfera sovjetike”.
  • Në 80-vjetorin e ditëlindjes së tij Uinston Çërçill tregon që vazhdon të jetë një mjeshtër i fjalës: “Jam i gëzuar që fjalët e mia kanë prekur jo vetëm parlamentin, por të gjithë kombin. Vullneti i kombit ishte i vendosur dhe i pamëshirshëm, i pamposhtur. Duhet të kujtoni që unë gjithnjë e kam fituar jetën time nga pena dhe gjuha ime. Ishte një komb me zemër luani. Kam patur fatin të jap hungërimën e këtij kombi luan”.
  • Kur je duke fituar luftën gati gjithçka që ndodhë mund të pretendohet si e drejtë dhe e mençur.
  • Kur heshtin shqiponjat, papagallit nisin të cicërojnë.
  • Çmimi i madhështisë është përgjegjësia.
  • Historia shkruhet nga fitimtarët.

/Tirana Observer/


Në trend Kultura

Më shumë
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
PARAJA

PARAJA

Poezi
SKLLEVËR

SKLLEVËR

Poezi
PORTRETI

PORTRETI

MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Tarkovsky dhe pasioni

Tarkovsky dhe pasioni

Filmi
Kalo në kategori