LAJMI I FUNDIT:

Filetë pule me djathë të bardhë

Filetë pule me djathë të bardhë

Përbërësit për 6 persona

● 1 filetë pule (gjoks, pa lëkurë dhe kocka)
● 250 gr. djathë i bardhë i copëtuar
● 4 lugë gjelle vaj ulliri
● 1 qepë e prerë hollë
● 1 tufë selino* e prerë hollë
● 1/2 lugë kafeje rigon*
● lëng nga 1 limon
● kripë, piper i sapobluar

Përgatitja:


1 – E rrihni fileton me çekiçin e kuzhinës. I hidhni kripë e piper dhe vendosni mbi të djathë të bardhë.

2 – Skuqni qepen dhe selinon derisa të marrin ngjyrë të errët. Shtrini nëpër filetën e pulës qepen e selinon dhe më pas shtoni rigon.

E mbështillni filetën në formë cilindrike dhe e skuqni derisa të marrë ngjyrë nga të gjitha anët.

3 – Më pas, fileton e mbushur e vendosni në tepsi që nuk ngjit.

Shtoni pak ujë të nxehtë e menjëherë më pas lëngun e limonit. Zieni ushqimin për rreth 1 orë (të mbuluar me letër alumini).

E lini të ftohet dhe e prisni në feta me trashësi 1.5 cm.

4 – E servoni menjëherë, duke e shoqëruar me verë të bardhë.

• Selino është bimë barishtore dyvjeçare, e ngjashme me majdanozin, por me gjethe më të mëdha, e cila mbillet në kopshte dhe përdoret si erz ndër gjellët ose për sallatë.

• Rigoni është bimë barishtore shumëvjeçare me erë të këndshme, me kërcell të hollë, me gjethe të vogla vezake, me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që rritet vetvetiu në toka të thata dhe që thahet e përdoret si erz për gjellët.

/Telegrafi/

Në trend Kuzhina

Më shumë
Mish me bamje

Mish me bamje

Pjata kryesore
Si të mos krijohet myk në reçel: Kjo hile ia vlen të provohet!

Si të mos krijohet myk në reçel: Kjo hile ia vlen të provohet!

Nga duart tua
Speca me vezë

Speca me vezë

Kuzhina
Tavë dheu

Tavë dheu

Kuzhina tradicionale
Avokado me vezë

Avokado me vezë

Në çdo kohë
Ja cilat gabime nuk duhet t’i bëni me mishin e bluar!

Ja cilat gabime nuk duhet t’i bëni me mishin e bluar!

Pjata kryesore
Kalo në kategori