LAJMI I FUNDIT:

Alergjia nga qumështi

Alergjia nga qumështi

Foshnjave nuk duhet t’u jepet qumësht lope. Por ndonjëherë qumështi dhe nënproduktet e tij të marra nga nëna mund t’i kalojnë fëmijës me anë të qumështit të gjirit.

Si rrjedhojë fëmija mund të bëhet alergjik ndaj qumështit. Këshillohet që nëna të mos konsumojë qumësht e nënproduktet e tij.

Nëse fëmija juaj i porsalindur qan shumë dhe nuk është i qetë për shkak të dhimbjeve të barkut të shkaktuara nga gazrat dhe nuk shton në peshë, atëherë duhet ta shikoni më seriozisht këtë gjendje, transmeton Telegrafi.

Këta shenja të cilat shihen pothuajse te të gjitha foshnjat ndonjëherë janë treguese të alergjisë nga qumështi.


Alergjia e parë tek fëmijët e ushqyer me qumështin e nënës shkaktohet nga produktet e qumështit të konsumuara nga nëna të cilat kalojnë tek fëmija me anë të ushqyerjes me gji.

Përveç kësaj edhe shumë ushqime të gatshme të cilat përmbajnë proteina të qumështit të lopës mund të shkaktojnë alergji.

Nëna duhet të qëndrojë larg produkteve të qumështit

Nënat duhet ta vazhdojnë ushqyerjen me gji edhe gjatë kësaj periudhe shqetësimi të fëmijës, nënat duhet të ndërpresin konsumimin e produkteve të qumështit. Në këtë rast për t’u ruajtur nga mungesa e kalciumit nëna duhet të marrë mbështetje mjekësore.

Tek fëmijët të cilët janë alergjikë nga qumështi i lopës nëna gjithashtu duhet të heqë dorë edhe nga konsumimi i qumështit të dhisë dhe proteinës soja nga frika e një alergjie të mundshme.

Duke parë se qumështi mund të gjendet në shumë produkte të gatshme duhet të lexohet me kujdes etiketa kur marrim diçka. Duhet të qëndrojë larg produkteve të cilat përmbajnë kazein, kazeinat, sodium, calcium kazeinat dhe laktalbuminë.

Shenjat ndonjëherë mund të shfaqen më vonë

Shenjat e alergjisë ndryshojnë nga fëmija dhe nga shkalla e veprimit të alergjisë. Zakonisht shenjat shfaqen brenda gjashtë muajve të parë por ndonjëherë mund të shfaqen edhe në vitet më pas. Shenjat janë këto:

* Kur fëmija qan shumë dhe ka probleme serioze me gazrat.
* Kur ka të vjella pas ushqimit dhe si rrjedhojë nuk shton në peshë.
* Të dalurit jashtë me gjak apo sekrecione dhe ndonjëherë të ketë kapsllëk.
* Kur paraqiten rënie të lëkurës apo skuqje në trajtën e ekzemës.
* Kur gërhet, kollitet në mënyrë të pandërprerë apo nëse bllokohet në hundë.
* Ataket e përsëritura të bronkitit.

Anafilaksia (paraqitet shumë rrallë, shfaqet një orë pas marrjes së proteinës së qumështit të lopës).

Është një situatë e cila shoqërohet me rënie të lëkurës, me fryrje të fytyrës, trashje të gjuhës, bllokim në rrugët e frymëmarrjes dhe ulje te tensionit. Nëse nuk kurohet mund të shkaktojë vdekjen. /Telegrafi/