LAJMI I FUNDIT:

Armend Thaqi nënshkruan me Prishtinën

Armend Thaqi nënshkruan me Prishtinën

Prishtina nuk ka të ndalur. Pas transferimit të Isuf Llumnicës dhe Flamur Shalës, ata i kanë përforcuar radhët e veta me 21-vjeçarin, Armend Thaqi, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare me bardhekaltërit.

Thaqi ka qenë futbollist i Hajvalisë në stinorin pranveror. Ai është i lindur në Prishtinë dhe luan si mbrojtës i krahut të djathtë. Ai më parë ka luajtur edhe për skuadrën e KEK-ut. Gjithashtu mbrojtësi i talentuar është edhe anëtar i përfaqësueses së Kosovës U21, ndërsa ka luajtur edhe në turnirin e fundit në Zvicër.

“Megjithë ofertat nga klube të ndryshme si në Kosovë e po ashtu edhe në Shqipëri, kur erdhi oferta nga Prishtina si klub i madh nuk kam hezituar ta pranoj”, është prononcuar për angazhimin në skuadrën e tij të re, mbrojtësi i djathtë, Armend Thaqi, transmeton faqja zyrtare e klubit.


Ekipi i Prishtinës që nga dita e hënë, për një javë janë në pushim, pastaj nga dita e hënë vazhdohet normalisht me stërvitje deri me katër korrik kur udhëtohet në Zvicër në dy ndeshje ndërkombëtare miqësore. Në Zvicër skuadra qëndron katër ditë, pas kthimit sërish do të jetë pushim i shkurtët pastaj skuadra fillon përgatitjet për kampionatin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori