Interi më në fund e ka mbyllur transferimin e mesfushorit Stefano Sensi nga Sassuolo.

Lojtari ka folur për faqen zyrtare të Sassuolos, ku e ka konfirmuar kalimin te Interi, që po ashtu e kanë zyrtarizuar lojtarin.

“Jam i lumtur që jam lojtar i Interit”, tha ai përpara gazetarëve jashtë zyrave të Nerazzurrët.

“Jam i lumtur me zgjedhjen që kam bërë. Unë pers një sezon të madh”.

Raportohet se Interi fillimisht do të paguajë 5 milionë euro për ta marrë 23-vjeçarin në huazim, por me të drejtë blerje për 20 deri 22 milionë euro në vitin 2020.

Inter Inter

Ai sezonin e fundit shënoi dy gola dhe dha katër asistime në 28 paraqitjet e Serie A. /Telegrafi/