ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Kryetari i Komunës së Prizrenit Shaqir totaj ka njoftuar se, përmes Drejtorisë për Emergjenca dhe Siguri, në bashkëpunim me Brigadën e Zjarrfikësve, Policinë e Kosovës, Parkun Kombëtar "Sharri" dhe Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, ka intensifikuar masat për parandalimin e zjarreve në territorin e komunës.

Sipas njoftimit, zonat me rrezik të lartë monitorohen 24 orë në ditë me dronë të pajisur me kamera termike (termovizive), të cilët mundësojnë vëzhgim të vazhdueshëm si gjatë ditës ashtu edhe gjatë natës, edhe në kushte të vështira.


Totaj, ka bërë të ditur se qëllimi i këtij monitorimi është mbrojtja e jetës së qytetarëve, pyjeve, tokave bujqësore dhe pasurisë publike, si dhe identifikimi dhe ndëshkimi i shkaktarëve të zjarreve.

Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale dhe dënohet me burgim nga tre deri në gjashtë vjet.

Qytetarëve u bëhet thirrje të mos ndezin zjarre në natyrë, pyje apo fusha, të mos djegin mbeturina, bar të thatë ose mbetje bujqësore, të mos hedhin cigare të ndezura në ambiente të hapura dhe të njoftojnë menjëherë shërbimet emergjente ose Policinë e Kosovës në rast se vërejnë zjarr apo persona që shkaktojnë zjarr.

"Mbrojtja e natyrës është përgjegjësi e secilit prej nesh. Mos ndizni zjarr – mbroni jetën, pyjet dhe të ardhmen tonë", thuhet tutje në njoftim. /Telegrafi/