LAJMI I FUNDIT:

Zbulohen 10 futbollistët më të paguar në botë në vitin 2022 – Messi i pari, Ronaldo vetëm i gjashti

Zbulohen 10 futbollistët më të paguar në botë në vitin 2022 – Messi i pari, Ronaldo vetëm i gjashti

Superylli i Paris Saint-Germain, Lionel Messi kryeson listën për lojtarin më të paguar në futbollin botëror përpara lojtarëve si Cristiano Ronaldo, Neymar dhe Kylian Mbappe.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë mahniti botën verën e kaluar pas largimit të tij emocional nga Barcelona për shkak të rregulloreve financiare të La Ligës.


Messi përfundoi një transferim të bujshëm si lojtarë i lirë te PSG dhe klubi i Ligue 1 e bëri sulmuesin argjentinas 34-vjeçar futbollistin më të paguar në botë.

Sportistët më të pasur në botë
Lexo po ashtu Sportistët më të pasur në botë

Mediumi Daily Star përdori të dhëna nga Marca dhe Salary Sport për të përcaktuar se cilët janë 10 futbollistët që fitojnë pagat më të mëdha.

34-vjeçari argjentinas ishte shumë përpara rivalëve të tij në renditje falë pagës ë tij të madhe prej 960 mijë funte apo 1,14 milion euro në javë te PSG.

Shoku i legjendës së Barcelonës te PSG, Neymar doli i dyti me fitimet e tij gjithashtu të mëdha prej 606 mijë funte apo 725 mijë euro në javë, me sulmuesin brazilian që nënshkroi një marrëveshje të re në vitin 2021.

Ronaldo, i cili u largua nga Juventusi verën e kaluar për një rikthim të suksesshëm në Manchester United, është aktualisht lojtari më i paguar në Ligën Premier, por nuk renditet as në top treshe në nivel botëror.

Marrëveshja e sulmuesit 36-vjeçar me 385 mijë funte apo 461 mijë euro në javë me Unitedin e solli atë vetëm vendin e gjashtë në renditje, përpara David de Gea dhe Kevin De Bruyne.

Oscar ka luajtur për Shanghai Port që nga largimi i tij nga Chelsea në vitin 2017 dhe fiton aktualisht 540 mijë funte apo 646 mijë euro në javë në Superligën Kineze.

Më poshtë janë 10 futbollistët më të paguar në botë për momentin, sipas The Daily Star.

10.David de Gea (Manchester United): 449 mijë euro në javë

9.Philippe Coutinho (Barcelona/Aston Villa): 455 mijë euro në javë

8.Eden Hazard (Real Madrid): 356 mijë euro në javë

7.Kevin De Bruyne (Manchester City): 461 mijë euro në javë

6.Cristiano Ronaldo (Manchester United): 461 mijë euro në javë

5.Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain): 490 mijë euro në javë

4.Gareth Bale (Real Madrid): 632 mijë euro në javë

3.Oscar (Shanghai Port): 646 mijë euro në javë

2.Neymar (Paris Saint-Germain): 725 mijë euro në javë

1.Lionel Messi (Paris Saint-Germain): 1,14 milion euro në javë

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Mbretër për Ligën e Kampionëve, Real Madridi fiton ruletin e penalltive dhe eliminon kampionin

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Kalo në kategori