LAJMI I FUNDIT:

Yllka Gashi përfundon xhirimet e filmit të ri në Kosovë, tregon eksperiencën e mrekullueshme që kaloi në vendlindje

Yllka Gashi përfundon xhirimet e filmit të ri në Kosovë, tregon eksperiencën e mrekullueshme që kaloi në vendlindje
Foto: Yllka Gashi/Facebook

Aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, më në fund po i rikthehet filmit.

Ajo do të jetë pjesë e një filmi të ri, me regji të Blerta Bashollit, i cili do të trajtojë temën e grave të dhunuara nga lufta e fundit në Kosovë.

Me të përfunduar xhirimet e këtij projekti, aktorja Gashi ka ndarë me ndjekësit e saj disa fotografi në rrjetet sociale, duke potencuar se sa e mrekullueshme ishte eksperienca gjatë këtyre ditëve qëndrimi në vendlindje.

Ky është postimi i saj i plotë:

“Mas tri jave prova, e 29 diteve te nji pune jashtezakonisht intenzive, me lodhje e rraskaptije fizike, psiqike e shpirtnore, dje i kemi perfundu xhirimet e filmit “Zgjoi” me skenar e regji te Blerta Bashollit, prodhuar nga Ikonë Studio.
Per keto 20 vjet qe merrem me aktrim, asnjehere nuk me ka ndodhe me u knaqe e permbushe profesionalisht ma shume.
I falenderoj perzemersisht krejt ekipin e filmit, djem e cika te reja, punetore e njerez te mire. Me juve cdo dite ka qene avanture n’veti! Falemnderit shume per kujdesin, shoqnine e respektin qe ma keni dhane gjate ksaj kohe.
Natyrisht qe filmit tone i deshiroj suksese te shumta, po pa marre parasysh cka sjell e ardhmja e cfare fati na percjelle, per mu ma e randsishmja osht, qe prej ksaj pervoje me ju kane me m’percjelle veq kujtime te bukura e t’paharrushme!
FALEMNDERIT SHUME KREJTVE!
Falemnderit Blerta Basholli qe ma ke besu ni rol te jashtezakonshem, qe osht anderr e cdo aktori. Shpresoj qe i kom mrri pritshmerite tua edhe e kemi ba ni pune te mire e te vlefshme! Skenari/tregimi yt e puna jote si regjisore meriton cdo lavdate! Ti je Miradija jeme edhe te du fort!
Thank you Alex Bloom the best d.o.p ever! You were my most loyal and “intimate” partner in every second of the film! Your discipline, dedication, patience, kindness and professionalism made every challenge seem easy and doable!
Falemnderit edhe dy asistenteve, Sami Shahini e Bujar Hoxha qe me durim e plot energji kane punu pa hile e pa sherr.
Falemnderit cikave ma te mira e ma t’kojshme qe i kom njoftu: Era Muçolli, Fiona Abdullahu, Lana Çitaku, Aulona Selmani, Jehona Berisha, Hana J. Zeqa per pozitivitetin e energjine e mire qe e keni pru cdo dite ne set! Edukata, miresia e shoqnia e jujë e ka ba cdo dite te bukur e te vecante edhe kur kushtet e rrethanat nuk kane qene fort te pershtatshme!
Falemnderit ekipit maqedon (Alicia, Aleksandra, Cole, Ivqe, Deki, Igor) per punen e palodhshme. Falemnderit edhe ekipit nga Shqiperia (Fjori e Titi).
Falemnderit edhe pjestareve tjere te ekipit qe shihen ma pak po punojne shume, e pa t’cilet syte s’kishim mujte me i qele:Jetmir Zenelaj, Zgjim Jashari, Berati, Aziz Gashi,Denis Z Rrahmani, Iliri, Blerimi, Valmiri, Kastrioti, Arianiti.
Falemnderit shume krejt kolegeve aktore me te cilet ka qene lezet me punu. (Kumi, Aurita, Kaona, Mali, Blerta, Adriana, Molika, Valire, Xheki, Shkelqim, Adem, Xake, Semira Astrit, Ilir, Armend, axha Bislim, Blini, Labi, Luani, Nexhat, Aulona)
S’kom qare pa i thane FALEMNDERIT (me te madhe) edhe nihere Çun Lajçiqe e ka lujte vjehrrin tem ne film, e qe ma ka lehtesu cdo skene te vshire e emocionale. Je i pakrahasushem Cun!
Falemnderit Valon Bajgora, Agon Uka e Yll Uka, the best producers ever, per punen e palodhshme qe e boni e qe ma keni mundesu me qene pjese e ktij ekipi fantastik!
Last but not least, ni falenderim special shkon per familjen teme, prindet e mi ma te miret ne bote, motrat Donika Gashi e vllaun tem, per burrin tem Albian Gagica, e per driten e syve te mi qendren e zemres teme Ninen! Falemnderit per ndihmen e perkrahjen e pakushte, per kshillat e durimin edhe per dashnine e pashterrshme qe ma jepni ne cdo hap. Ju du ma shume se fjalet mujne me kallxu! ❤️
(Kerkoj falje nese e kom harru dikon!)
Ja pafshim hajrin filmit!”, ka shkruar Yllka Gashi në Facebook. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Modelja ndan përvojën e tmerrshme në Maldive, tregon se çfarë u ndodhi gjatë pushimeve të shtrenjta

Magazina
Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Revista 'People' i kushton artikull prindërve të Rita Orës: Si vajza që këndonte në lokalin e babait të saj, u bë një yll botëror

Magazina
Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Sin Boy sulmohet brutalisht në një sallon bukurie, teksa po hynte 'live' në TikTok?

Magazina
Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës -

Monika Salihu mes dy melodive: asaj të jetës dhe karrierës - "Çika e boksierit" flet për muzikën, personalen dhe përkushtimin ndaj fesë

Butrint Avdyli
Kalo në kategori