LAJMI I FUNDIT:

Yllka Gashi iu drejtohet politikanëve: Mërgimtarëve po u kërkoni PCR, e këta të tubimeve a po i testoni? Marre

Yllka Gashi iu drejtohet politikanëve: Mërgimtarëve po u kërkoni PCR, e këta të tubimeve a po i testoni? Marre
Foto: Yllka Gashi/Instagram

Qeveria në detyrë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, ka shqyrtuar dhe miratuar vendimi për masat e përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave për parandalimin e përhapjes së coronavirusit.


Ndërkohë, Qeveria e Kosovës nuk e ka shfuqizuar vendimin që mërgimtarët nga shtete të caktuara të diasporës, të kenë të bërë testin PCR në qoftë se duan të vijnë në Kosovë.

Lidhur me këtë, aktorja e njohur shqiptare, Yllka Gashi, bë ri një reagim publik në rrjetin social Facebook, duke e quajtur të turpshëm një vendim të tillë.

Foto: Yllka Gashi/Instagram

Aktorja e cila prej vitesh jeton në ShBA ka tërhequr një paralele se si Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikën me 300 milionë banorë duke mos rrezikuar jetën e askujt, ndërkohë që sipas saj e kundërta po ndodh me fushatën zgjedhore në Kosovë, me tubimet e shumta që thyejnë rregullat anti-covid.

“Mërgimtarëve po ju lypni teste PCR, e kta tjerët që po i mledhni masovikisht nëpër tubime a po i testoni?! As maskat nuk po i mani ju vet, shumica e politikanve që po lypni vota prej popullit, po prini me shembull t’keq, midis pandemisë. Joe Biden i fitoi zgjedhjet në Amerikë ku jon ma shumë se 300 milionë banorë, nëpër parkingje me distancë fizike e me maska krejt. A ju që s’keni as jod e fasha sterile nëpër spitale i rrezikoni njerëzit nëpër tubime e po ua rononi gjendjen edhe ma shumë punëtorëve mjekësor veq për interesat e juja personale e apetitin politik. Se për Kosovë që nuk ja u nin’ fort moti e kemi kuptu. Me kto standarde të dyfishta e me këtë paftyrësi jeni ba të gërditshëm. Marre!”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Kujtojmë që filmi i fundit në të cilin aktorja nga Prishtina luan rolin kryesor, “Zgjoi” me regji të Blerta Bashollit, fitoi tri çmime kryesore në ‘Sundance Film Festival 2021’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj

Magazina
Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Se Anxhelina dhe Kylie janë shoqe të mira e dëshmon kjo foto, miliarderja bëri veprimin e befasishëm ndaj këngëtares shqiptare

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Zhaklin Lekatari dërgon mesazh në Big Brother VIP Albania, mbështet njërin prej banorëve

Magazina
Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Rihanna shfaq këmbët e saj tërheqëse me një minifund dhe një pallto leshi, gjatë një feste në Los Angeles

Magazina
Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Shokon Kanye West: Reperi thotë që do të dëshironte ‘treshe’ me Michelle Obama

Magazina
Kalo në kategori