LAJMI I FUNDIT:

Ylli i Chelseat ka marrë vendimin për t’u larguar, agjentët e tij kanë filluar bisedimet me klubet tjera

Ylli i Chelseat ka marrë vendimin për t’u larguar, agjentët e tij kanë filluar bisedimet me klubet tjera

Enzo Hernandez raportohet se ka marrë vendimin për t’u larguar nga Chelsea pas vetëm 12 muajsh, pasi u transferua për një shifër rekord prej 107 milionë eurosh nga Benfica.

Reprezentuesi argjentinas është një lojtar kyç i Chelseat, duke luajtur në 28 ndeshje në të gjitha garat këtë sezon dhe duke shënuar pesë gola në këtë proces.


Teksa Fernandez ka bërë disa performanca të mira, ai ka dështuar që t’i përmbushë pritshmëritë e tifozëve, sidonos duke marrë parasysh çmimin astronomik të tij.

23-vjeçari është nën kontratë në “Stamford Bridge” deri në 2032, andaj çdo klub i interesuar do të duhej të ‘thyente bankën’ për të nënshkruar me të.

Sipas Football Transfers, agjentët e Fernandez tani kanë nisur bisedimet me disa klube të ndryshme, për të eksploruar mundësitë e mundshme për mesfushorin e talentuar.

Fernandez ka mbetur tejet i nervozuar me mungësn e progresit që prej se Mauricio Pochettino u emërua në krye të klubit, me klubin londinez që gjendet në pozitën e 11-të në tabelën e Ligës Premier.

Pjesëmarrja në garat evropiane është shumë e rëndësishme për Fernandez dhe fakti që Chelsea me gjasë nuk do ta arrijë kualifikimin këtë sezon, atëherë kjo mendohet të jetë njëra prej arsyeve se pse ai po e konsideron këtë largim shokues./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e

Real Madridi në fazën finale të rinovimit të stadiumit - skybar është pjesa më luksoze e "Santiago Bernabeut" të ri

La Liga
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori