LAJMI I FUNDIT:

Xhuli pas vetëvrasjes së 27-vjeçares në Shqipëri: Edi Rama doli nudo dhe u bë kryeministër, e ju vritni veten për Kuazimodo-t shqiptarë

Xhuli pas vetëvrasjes së 27-vjeçares në Shqipëri: Edi Rama doli nudo dhe u bë kryeministër, e ju vritni veten për Kuazimodo-t shqiptarë
Xhuli Nura (Foto: Juliana Nura/Instagram)

Modelja e njohur Juliana Nura ka dhënë një përgjigje të fortë ndaj ngjarjes së trishtuar që ndodhi së fundmi në Shqipëri, ku një grua 27-vjeçare u vetëvra pasi u kërcënua me publikimin e fotove të saj intime.

Në një deklaratë të mprehtë dhe reflektive të postuar në InstaStory, Juliana bëri një krahasim të guximshëm dhe një shpjegim që synon të ndryshojë mënyrën sesi shoqëria shqiptare përballet me skandalet seksuale.

Juliana shkroi: “O goca, Edi Rama doli nudo dhe u bë kryeministër, ju vetëvriteni për Kuazimodo-t shqiptarë”. Komenti i saj i ashpër drejtohet kundër standardeve të dyfishta të shoqërisë dhe dështimeve në adresimin e një çështjeje kaq të ndjeshme dhe të rëndësishme si shantazhi seksual.


Foto: Juliana Nura/InstaStory

Më tej, modelja i bën thirrje Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë të ndërmarrë hapa të qartë dhe të vendosur në përfshirjen e një kurrikule për edukimin seksual që në kopsht, duke theksuar nevojën e një nisme të tillë për “të shpëtuar këtë vend e ky milet”, sipas fjalëve të saj.

Nga video-skandali i famshëm te shkëlqimi në spektaklet televizive, Juliana Nura: Me gurët që më kanë hedhur, unë ndërtova kështjellën time
Lexo po ashtu Nga video-skandali i famshëm te shkëlqimi në spektaklet televizive, Juliana Nura: Me gurët që më kanë hedhur, unë ndërtova kështjellën time

Xhuli përndryshe ka qenë vet viktimë e shantazhit seksual dhe një sulmi kibernetik që ka lënë pasoja të thella në jetën e saj, që e çuan atë në një izolim 12-vjeçar nga skena publike.

Xhuli Nura (Foto: Juliana Nura/Instagram)

Rikthimi i saj i bujshëm në edicionin e parë të Big Brother VIP Kosova solli sërish në fokus jo vetëm personazhin e saj por edhe përvojat e saj personale me këto çështje.

Përtej ndikimit si model dhe personazh publik, Juliana Nura tani po merr një pozicion aktiv në adresimin e çështjeve sociale dhe në ngjitjen e një zëri të ri në luftën kundër stigmave dhe pasojave të shantazhit.  /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori