LAJMI I FUNDIT:

Will Smith zbulon se boksieri Floyd Mayweather e telefononte çdo ditë pas shuplakës famëkeqe në “Oscars”

Will Smith zbulon se boksieri Floyd Mayweather e telefononte çdo ditë pas shuplakës famëkeqe në “Oscars”

Will Smith ka zbuluar se boksieri Floyd Mayweather e thërriste atë për 10-të ditë me radhë pasi aktori goditi Chris Rock në “Oscar 2022”.

Aktori i “Men In Black”, Will, 54 vjeç – i cili u përball me rënien e karrierës kur goditi Chris, 57 vjeç, në mars pasi ylli bëri një shaka për gruan e tij Jada – lavdëroi Floydin, për mirësinë e tij.


Në videon e siguruar nga TMZ, ylli, duke folur në një ngjarje të fundit në Londër ku ishte për të promovuar filmin e ri “Emancipation”.

“Dua të them diçka edhe për Floyd. Pra, ne jemi takuar, jemi parë, por nuk kemi qenë si miq. Dhe, një ditë pas Oscars, për 10 ditë më telefononte çdo ditë. Dhe, ai më tha ‘ti e di që je kampion apo jo? Je mirë? Ti je kampion, apo jo? Unë dua që të dëgjosh zërin tim duke thënë këtë’. Ai më telefononte çdo ditë, dhe ai është shoku im përgjithmonë”, u shpreh Smith.

Shuplaka në skenë e Smith ndaj Rock gjatë “Oscars”, shkaktoi tronditje në mbarë botën.

Megjithë polemika gjithëpërfshirëse të “Oscars”, Smith sërish fitoi çmimin për aktorin më të mirë për rolin e babait të Venusit dhe Serena Williams në King Richard.

Filmi i fundit i Smith është një ‘trailer’ historik i drejtuar nga Antoine Fuqua. Filmi u frymëzua nga jeta e një ish-skllavi.

Pas shuplakës tronditëse, Variety fillimisht raportoi se Apple planifikoi të vononte filmin deri në vitin 2023 për të lënë që polemikat të shuheshin.

Sidoqoftë, tani është vendosur për një dalje në kinema më 2 dhjetor, e ndjekur nga një publikim me transmetim në Apple TV+ më 9 dhjetor. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Ana Skrel

Ana Skrel "djeg" rrjetin me një fotografi ku dukej tejet joshëse, nuk mungon komenti i Robert Berishës

Magazina
Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Princi William dhe Princesha Kate publikojnë një fotografi në internet, në ditëlindjen e gjashtë të djalit të tyre

Magazina
“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

“Çka më kanë parë sytë” - Pas largimit nga Big Brother VIP Albania, Jetmir Salaj kërcënon produksionin se do të zbulojë sekrete?

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Ish-banori i Big Brother VIP Albania, na prezanton me partneren për herë të parë

Magazina
Dhurata Dora vjen me këngën

Dhurata Dora vjen me këngën "Sheqer", një projekt ndryshe prej herave të tjera

Magazina
Kalo në kategori