Jo më "djali i mamit", Brooklyn Beckham fshin tatuazhin pas përplasjeve familjare

Brooklyn Beckham ka bërë një tjetër ndryshim në tatuazhet e tij, duke mbuluar pothuajse tërësisht një dedikim të vjetër për nënën e tij, Victoria Beckham.
27-vjeçari, i cili kohët e fundit është përfolur për marrëdhëniet e tensionuara me familjen e tij të famshme, ka treguar në rrjetet sociale rezultatin e fundit të ndryshimit në pjesën e majtë të barkut.
Në vitin 2018, Brooklyn kishte tatuazhuar fjalët “djali i mamit”, si një dedikim për Victoria-n. Ky tatuazh dikur simbolizonte lidhjen e ngushtë mes nënës dhe djalit, por gjatë verës së kaluar ai nisi ta mbulonte atë.

Ndryshimi i parë u vu re gjatë një fotosesioni për revistën Glamour, ndërsa tashmë tatuazhi është transformuar edhe më tej.
Në një fotografi të re pa bluzë, të publikuar në rrjetet sociale, Brooklyn ka treguar një dizajn me lule, i cili mbulon pjesën më të madhe të shkrimit të vjetër.
Sipas raportimeve, tatuazhi i ri besohet se lidhet me bashkëshorten e tij, Nicola Peltz Beckham, dhe mund të jetë frymëzuar nga buqeta me lule që ajo mbajti në ditën e martesës së tyre në vitin 2022.

Ky nuk është ndryshimi i vetëm që Brooklyn ka bërë në tatuazhet e tij gjatë periudhës së tensioneve të raportuara me familjen Beckham. Ai më herët ka hequr ose mbuluar edhe disa tatuazhe të tjera që lidhen me familjarët e tij.
Megjithatë, mbulimi i shkrimit “djali i mamit” ka tërhequr vëmendje të veçantë, pikërisht për shkak të domethënies emocionale që ky tatuazh kishte dikur.
Ndryshimi i fundit ka nxitur edhe më shumë diskutime mes fansave, të cilët e kanë lidhur atë me raportet e përfolura të tensionuara mes Brooklyn-it dhe familjes së tij. /Telegrafi/














































