Wenger: Tottenhami mund ta mposhtë Realin


Reali të shtunën shijoi disfatën e parë në 25 ndeshje në shtëpi, kur u mposht me rezultat 1-0 nga Sporting Gijon, duke iu dhënë shpresa Spursave për një rezultat pozitiv në prag të takimit të së martës në Bernabeu.
“Është shumë e hapur, është 50-50. Kush nuk mund të mposhtet? Nëse gjithçka do të shkonte si duhet, edhe Barcelona do të ishte jashtë gare sot. Nëse do të kishim mbetur 11 përballë 11, jam i bindur në këtë”.
“Pse nuk munden Spursat ta mposhtin Real Madridin. Real Madridi ka një disavantazh që luan ndeshjen e parë në shtëpi, Spurs në fushë të tyre duken më të fuqishëm. Vërtet është një ndeshje 50-50”, ka thënë Wenger. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
04/04/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate







































