"Nuk do të gjuaj më kurrë penallti" – Akanji flet pas gabimit që rrezikoi Zvicrën


Manuel Akanji nuk e fshehu zhgënjimin pas penalltisë së humbur në duelin ndaj Kolumbisë, ku mbrojtësi zviceran goditi shumë lart mbi portë, por në fund Kombëtarja e Zvicrës siguroi kualifikimin në çerekfinale të Kupës së Botës.
Akanji pranoi se ndryshoi mendje në momentin e fundit para ekzekutimit, një vendim që sipas tij ishte gabimi kryesor në atë situatë.
"I thashë Murit se ajo ishte penalltia e fundit që do të ekzekutoja ndonjëherë. Ishte katastrofike. Ndryshova mendje në momentin e fundit. Rregulli më i vjetër thotë se nuk duhet të ndryshosh mendje. E godita, pastaj rrëshqita pak dhe topi shkoi katër metra mbi portë", deklaroi Akanji.

Megjithatë, mbrojtësi i Zvicrës u shpreh jashtëzakonisht krenar për reagimin e skuadrës pas presionit të madh në një ndeshje vendimtare.
"Jam jashtëzakonisht krenar për mënyrën se si reagoi skuadra. Nuk luajtëm aq mirë, veçanërisht në sulm, na mungonin shumë gjëra. Por ishim kompakt si skuadër", shtoi ai.
Pavarësisht gabimit nga pika e bardhë, Akanji mbeti një nga lojtarët më të rëndësishëm të Zvicrës, e cila siguroi një përballje gjigante në çerekfinale ndaj Argjentinës së Lionel Messit.







































