LAJMI I FUNDIT:

Vjosa Osmani publikon video me këngën e Dua Lipës në veturë, artistja shqiptare ia shpërndan në Instagram

Vjosa Osmani publikon video me këngën e Dua Lipës në veturë, artistja shqiptare ia shpërndan në Instagram

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, po qëndron këto ditë në vizitë zyrtare në Gjermani.

Ajo ndodhet sot (e mërkurë) në ditën e saj të dytë të vizitës zyrtare në Berlin, teksa e shoqëruar nga eskorta gjermane, Osmani duket se zgjedh me kujdes muzikën që dëshiron të dëgjojë në veturën e saj.


E kur jemi te shijet muzikore, duket se presidentja preferon të dëgjojë artistët vendorë me nam ndërkombëtar.

Në një video të publikuar së fundmi në InsatStory, Vjosa ka publikuar pamje nga përbrenda veturës së saj, ndërsa në sfond dëgjohej kënga “Levitating” e Dua Lipës, e cila është pjesë e albumit të saj të fundit “Future Nostalgia”.

“Duke filluar ditën e dytë në Gjermani me Dua Lipën”, ka shkruar Osmani në mbishkrimin e videos.

Ndërkohë me të parë këtë video, Dua e rishpërndau me ndjekësit e saj në Instagram, të cilët janë plot 72.1 milionë në këtë rrjet social.

“Presidentja jonë e di se çfarë bëhet”, ka shkruar artistja me origjinë nga Kosova në mbishkrimin e videos së rishpërndarë.

Dua përndryshe ka treguar një mbështetje shumë të madhe për Vjosa Osmanin që nga zgjedhja e saj presidente e Kosovës këtë vit, duke u shprehur e lumtur se si shteti i saj ia besoi postin e presidentes një femre. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori