LAJMI I FUNDIT:

Vetëm katër anëtarë të jurisë nuk e votuan Karim Benzeman të parin për Topin e Artë

Vetëm katër anëtarë të jurisë nuk e votuan Karim Benzeman të parin për Topin e Artë

Vetëm katër gazetarë nuk e votuan Karim Benzemën të parin për renditjen e Topit të Artë për vitin 2022, me dy nga katër gazetarët që votuan për Mohamed Salah.

Benzema mori 549 pikë për të fituar çmimin e parë të Topit të Artë në karrierën e tij shumë të pasur me trofe ekipor.


Kjo është mbi 300 pikë më shumë se i dyti Sadio Mane, i cili fitoi 193 pikë.

Ndërsa ishte një fitore e thellë për superyllin e Real Madridit, është zbuluar se katër gazetarë, si anëtarë të jurisë, votuan kundër tij.

Gazetarët nga Egjipti, Holanda, Senegali dhe Sllovenia vendosën të mos votojnë Benzeman të parin për Topin e Artë.

Egjipti, natyrisht, votoi yllin e tyre, Salah si të parin përpara Benzemas, Robert Lewandowskit, Manes dhe Kylian Mbappe.

Holanda gjithashtu votoi për Salah si të parin, përpara Benzemas si dhe Thibaut Courtois, Kevin De Bruyne dhe Lewandowski.

Senegali, pas asnjë çudi, votoi për Sadio Mane si të parin përpara Benzema, De Bruyne, Lewandowski dhe Mbappe.

Sllovenia votoi për De Bruyne si të parin përpara Lewandowski, Benzema, Erling Haaland dhe Mbappe.

Votat e katër gazetarëve 

EgjiptSalah, Benzema, Lewandowski, Mane, Mbappe

HolandaSalah, Benzema, Courtois, De Bruyne, Lewandowski

SenegalMane, Benzema, De Bruyne, Lewandowski, Mbappe

SlloveniaDe Bruyne, Lewandowski, Benzema, Haaland, Mbappe

/Telegrafi/