LAJMI I FUNDIT:

Vdekja e aktorit shqiptar dhe e bashkëshortes në Amerikë, i afërmi i Florind Belliut: Ekzaminimet e policisë amerikane tregojnë që nuk ka dhunë

Vdekja e aktorit shqiptar dhe e bashkëshortes në Amerikë, i afërmi i Florind Belliut: Ekzaminimet e policisë amerikane tregojnë që nuk ka dhunë

Adem Belliu, i afërmi i aktorit shqiptar Florind Belliu i cili humbi jetën në SHBA me bashkëshorten e tij disa ditë më parë, ka treguar detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë ekskluzive për “Euronews Albania”, Ademi, i cili do shoqërojë trupat e tyre për në Shqipëri, u shpreh se sipas ekpertizës, Florindi dhe Ornela janë hedhur nga dritarja dhe kanë mbetur të vdekur në vend.


Ai theksoi se policia mori në pyetje një nga fëmijët që e pa ngjarjen dhe u tha autoriteteve se e ëma e kishte puthur, i kishte dhënë lamtumirën dhe më pas ishte hedhur.

Foto: Screenshot/YouTube

“E vërteta sipas ekspertizave është që të dy janë hedhur nga dritarja dhe kanë vdekur në vend. Ekspertiza thotë që nuk ka pasur dhunë që të shtyjnë njëri-tjetrin. Është edhe fakti tjetër që fëmija 3 vjeç, pas 5 minutash që policia kishte mbërritur në katin e gjashtë, kishte pyetur fëmijë se fëmija po shikonte nga dritarja”.

Detaje të tjera nga vetëvrasja e aktorit shqiptar me gruan në New York - Policia po heton nëse çifti po vuanin para hedhjes nga kati i gjashtë
Lexo po ashtu Detaje të tjera nga vetëvrasja e aktorit shqiptar me gruan në New York - Policia po heton nëse çifti po vuanin para hedhjes nga kati i gjashtë

“Fëmija kishte thënë që e ëma e kishte puthur, i kishte thënë mirupafshim dhe ishte hedhur nga dritarja. Policia ka nxjerrë ekspertizën dhe në dokument thotë, nuk ka shenjë që është përdorur forcë”, deklaroi Adem Balliu.

Ai bëri të ditur se aktualisht për të dy fëmijët po kujdesen motrat e aktorit, teksa tha se kostoja për sjelljen e trupave të viktimave në Shqipëri është rreth 23 mijë euro.

Foto: Florind Belliu/Facebook

Ademi nënvizoi se nuk e di nëse Florindi dhe Ornela do të kenë një funeral të përbashkët.

Familjarët e Florind Belliut, kanë nisur mbledhjen e fondeve për marrjen e kujdestarisë së 2 fëmijëve.

Anisela Zhupani, është personi që po ogranizon një GOFUNDME, i cili synon të grumbullojë një total prej 50 mijë dollarësh.

Në trend Magazina

Më shumë
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Vesa Luma tregon se u bë ajo

Vesa Luma tregon se u bë ajo "sebep" i njohjes së çiftit Diola Dosti dhe Erolld Belegu

Magazina
Kalo në kategori