Virgil van Dijk shpejt i dha fund interesimit për shërbimet e tij nga ana e skuadrës së Barcelonës.

Holandezi konsiderohet gjerësisht si qendër mbrojtësi më i mirë në futbollin botëror, i cili udhëhoqi Liverpoolin drejt trofeut të gjashtë të Ligës së Kampionëve.

Sipas gazetës britanike, “Mirror”, përfaqësuesit e futbollistit shtatgjatë janë kontaktuar nga zyrtarët e katalunasit dhe këta të fundit i kanë shprehur dëshirën që ta transferojnë lojtarin.

“Mos prisni që kjo të ndodhte për një moment, por Barcelona ka pyetur për Virgil van Dijk dhe është munduar ta josh që të largohet nga Liverpooli”, shkruan në artikull.

Më tutje raportohet se agjenti i 28-vjeçarit ka refuzuar një mundësi të tillë pasi që klienti i tij ndihet mirë në Anfield Road.

Ndryshe, Van Dijk kaloi në sezonin e kaluar te The Reds nga Southampton gjersa ka pasur 52 paraqitje dhe ka shënuar katër gola. /Telegrafi/