LAJMI I FUNDIT:

Valverde: Nuk kam asnjë dyshim që El Clasico do të zhvillohet më 26 tetor pa asnjë problem

Valverde: Nuk kam asnjë dyshim që El Clasico do të zhvillohet më 26 tetor pa asnjë problem

Ernesto Valverde mendon se El Clasico e ardhshme mes Barcelonës dhe Real Madridit do të zhvillohet ashtu siç është caktuar më 26 tetor, pavarësisht frikës për sigurinë.

Trazirat e tanishme në Kataluni kanë ngjallur shqetësime nëse ndeshja mund të zhvillohet në Camp Nou, me drejtuesit e La Ligas që kanë kërkuar ndryshimin e datës së zhvillimit ose vendin, por të dy klubet kanë refuzuar diçka të tillë.


Sidoqoftë, Valverde shprehu një këndvështrim më pozitiv për situatën gjatë konferencës së tij për shtyp duke thënë se ndeshja do të zhvillohet siç është paraparë.

El Clasico e parë pritet të shtyhet, mësohet data kur mund të luhet
Lexo po ashtu El Clasico e parë pritet të shtyhet, mësohet data kur mund të luhet

“Është planifikuar për 26 tetor dhe nuk kam asnjë dyshim se do të zhvillohet pa probleme, duke respektuar kundërshtarët dhe gjithë të tjerët të përfshirë”, ka thënë fillimisht ai.

“Unë nuk e di se çfarë vendimi do të marrë Federata Spanjolle e futbollit. Ne do të bëjmë gjithçka që është vendosur”.

Valverde iu referua një skenari të ngjashëm dy vjet më parë për të mbështetur arsyen se pse ai mendon se loja mund të mbahet siç ishte planifikuar për herë të parë.

Barcelona dhe Real Madrid kundërshtojnë që të ndërrohet stadiumi për El Clasico
Lexo po ashtu Barcelona dhe Real Madrid kundërshtojnë që të ndërrohet stadiumi për El Clasico

“Kanë mbetur nëntë ditë deri në ndeshje dhe për momentin ka shumë bisedime”.

“E njëjta gjë u tha rreth 1 tetorit 2017 [data e referendumit të Katalunisë] dhe një javë më vonë ne luajtëm në Wanda Metropolitano ku të gjithë prisnin një ngjarje dramatike dhe ajo përfundoi si një lojë e shkëlqyeshme ku njerëzit u shprehën pa problem”.

“Ka hapësirë ​​për të manovruar. Nëse ndeshja do të ishte nesër, atëherë ndoshta nuk do të zhvillohej, por ka ende edhe nëntë ditë për të kaluar”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bayern Munich e ka gjetur trajnerin e ri, Flick rikthehet dhe për ndihmës do ta ketë legjendën gjermane

Bundesliga
Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Largimi i Kylian Mbappe liron 225 milionë euro për PSG-në, një 'pjesë e konsiderueshme' do të investohet te ylli i Serie A

Ligue 1
Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Detaji në mesazhin lamtumirës të Kylian Mbappes, ai nuk e përshëndeti njeriun kryesor që e solli te PSG

Ligue 1
Kalo në kategori