LAJMI I FUNDIT:

El Clasico e parë pritet të shtyhet, mësohet data kur mund të luhet

El Clasico e parë pritet të shtyhet, mësohet data kur mund të luhet

Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) dhe La Liga nuk duan të luajnë El Clasicon mes Barcelonës dhe Real Madridit në Camp Nou më 26 tetor.

Ekziston frikë të konsiderueshme për sigurinë për ndeshjen e madhe derbi për shkak të krizës politike dhe sociale të vazhdueshme në Kataluni pas vendimeve kundër nëntë liderëve politikë katalunas.


Të dy klubet janë kundër propozimit për të luajtur ndeshjen e parë në Santiago Bernabeu dhe të planifikojnë ndeshjen kthyese në Camp Nou në mars.

La Liga kërkon që El Clasico e parë të zhvendoset në Bernabeu
Lexo po ashtu La Liga kërkon që El Clasico e parë të zhvendoset në Bernabeu

Qeveria spanjolle është gjithashtu kundër idesë për të luajtur ndeshjen në Camp Nou më 26 tetor.

Si rezultat, autoritetet janë në kërkim të datave alternative për të luajtur ndeshjen dhe, sipas gazetës Marca, 18 dhjetori do të ishte alternativa tjetër më e mirë.

El Clasico pritet të luhet me 18 dhjetor

18 dhjetori, që është ditë e mërkurë, nuk është ajo që e ka kërkuar La Liga, por është data më e përshtatshme për të gjitha palët.

Barcelona dhe Real Madrid kundërshtojnë që të ndërrohet stadiumi për El Clasico
Lexo po ashtu Barcelona dhe Real Madrid kundërshtojnë që të ndërrohet stadiumi për El Clasico

Vendimi është në duart e Komitetit të RFEF dhe do të ketë një votim midis tre palëve të hënën.

Problemi i vetëm me këtë datë është se bie në raundin e parë të Copa del Rey, por Barcelona, ​​Real Madridi, Atletico Madridi dhe Valencia nuk do të luajnë për shkak të përfshirjes së tyre në Supercopa De Espana në janar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori