Reperi i njohur shqiptar Noizy, ka festuar sot (e mërkurë) ditëlindjen e tij të 31-të.

Me këtë rast ai ka marrë plot urime të përzemërta nga miqtë, fansat, dhe familjarët e tij.

Jo të paktë ishin edhe kolegët që e uruarn reperin për 31 pranverat.

Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Disa pre tyre zgjodhën rrjetet sociale për t’i shprehur urimet, duke publikuar ndonjë fotografi të tij me urime në mbishkrimin e tyre.

Këngëtarja Beatrix Ramosaj publikoi një fotografi të Noizyt në InstaStory, një fotografi përmes së cilë reperi i kishte uruar vetes ditëlindjen me këto fjalë: “Shumë urime ditëlindjen për mua. Unë jam më i madhi, i paharrueshmi OTR”.

Ndërkohë, kantautori i njohur Elgit Doda kishte publikuar gjithashtu në InstaStory një status, ku shkruante “Urime edhe 100 kile”, duke iu referuar me shaka këngës së reperit, e cila mban të njëjtin titull.

Mikja e tij më e mirë, këngëtarja Çiljeta Xhilaga publikoi një fotografi të reperit në Instagram, në mbishkrimin  së cilës shkruante plot urime të përzemërta për mikun e saj: “Edhe 100 vjeç të na bëhesh. Zoti të bekoftë me çdo të mirë ashtu siç ke dhe zemrën e bardhë”.

Mesa duket, Noizy është një nga reperët me më së shumti miqësi në estradë, përderisa një pjesë e madhe e kolegëve, nuk hezitojnë që t’ia shprehin urimet e tyre përmes rrjetve sociale. /Telegrafi/