LAJMI I FUNDIT:

UEFA i bie pishman, tani përkrahë ngjyrat e ylberit

UEFA i bie pishman, tani përkrahë ngjyrat e ylberit

Shtëpia evropiane e futbollit, UEFA ka dalë në mbrojtje të simbolit me shenja të ylberit, disa orë pasi ndaloi shfaqjen e tyre për kombëtare, klube dhe lojtarë.

Ngjyrat e ylberit simbolizojnë përkrahjen ndaj komunitetit LGBTI, por këto simbole së fundmi kanë krijuar polemika në futboll.


Disa ekipet dhe lojtarë dolën në përkrahje të tyre, duke mbajtur këto ngjyra, por u ‘kërcënuan’ nga UEFA, e cila sot ka ndryshuar vendim dhe tashmë ka dalë në përkrahje të ngjyrave të ylberit.

UEFA ndaloi shfaqjen e ngjyrave të ylberit në Allianz Arena – por tani vjen mbështetja më e madhe për LGBTQ+
Lexo po ashtu UEFA ndaloi shfaqjen e ngjyrave të ylberit në Allianz Arena – por tani vjen mbështetja më e madhe për LGBTQ+

“Sot, UEFA është krenare që vesh ngjyrat e ylberit”, shkruan fillimisht në shkrimin e publikuar nga UEFA.

“Është një simbol që mishëron vlerat tona thelbësore, duke promovuar gjithçka në të cilën ne besojmë – një shoqëri më të drejtë dhe barazuese, tolerante ndaj të gjithëve, pavarësisht prejardhjes, besimit ose gjinisë së tyre”.

“Disa njerëz e kanë interpretuar si ‘politik’ vendimin e UEFA-s për të refuzuar kërkesën e qytetit të Mynihut për të ndriçuar stadiumin e tyre në ngjyrat e ylberit për një ndeshje të EURO 2020. Përkundrazi, vetë kërkesa ishte politike, e lidhur me praninë e ekipit hungarez të futbollit në stadium për ndeshjen e kësaj mbrëmje me Gjermaninë”.

“Për UEFA-n, ylberi nuk është një simbol politik, por një shenjë e angazhimit tonë të vendosur për një shoqëri më të larmishme dhe gjithëpërfshirëse”, mbyllet komunikata e UEFA-s. /Telegrafi/

Luani dhe fitoni shpërblime këtu >

Më shumë lajme nga kampionati Euro 2020 >

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

Ancelotti është vetëm disa javë larg kalimit të Zidanes, pas tij sfida e përballjes me legjendën Miguel Munoz

La Liga
Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Rënia e një prej më të mirëve në botë – e larguan nga klubi në ditën e dasmës, tani stërvitet me amatorë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori