LAJMI I FUNDIT:

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Trondit Monika Kryemadhi: Kam raport të ngrirë bashkëshortor me Ilir Metën

Monika Kryemadhi ka bërë një deklaratë befasuese për sa i përket raportit bashkëshortor që ka me Ilir Metën.

E ftuar së fundmi në emisionin “Opinion” në TV Klan, ajo foli për ngjarjet brenda Partisë së Lirë, sulmet e Metës ndaj SPAK-ut dhe hetimet e këtij institucioni ndaj saj.


Po, përtej raportit politik, Kryemadhi bëri një deklaratë befasuese për sa i përket raportit bashkëshortor që ka me Ilir Metën.

“Raporti im bashkëshortor me Metën është një raport për momentin i ngrirë për shkak të konfliktit në parti se sigurisht që brenda familjes tonë, familjes së vogël, ka ndërhyrë njerëz të cilët mendojnë që duke shkatërruar pozicionimet apo lidhjet familjare do të kenë karrierë politike. Mendoj që nuk është hera e parë që unë dhe Ilir Meta kemi këto konflikte. Ne nuk kemi këto konflikte parimore, morale midis njëri-tjetrit. Konfliktet tona janë vetëm konflikte politike”, tha Kryemadhi.

“Ne jemi dy njerëz të cilët punojmë nga mëngjesi deri në darkë në politikë, sigurisht që marrëdhënia është e përditshme edhe në familje. Ajo që mua më bën përshtypje dhe që e them gjithmonë, është që njeriu sa të rrojë do të mësojë. Mendjelehtësia më e madhe si te burrat, edhe te gratë qëndron kur mendojnë që lumturinë e tyre dhe pushtetin e tyre mund ta ndërtojnë duke rrënuar lumturinë dhe familjen e dikujt tjetër, por kjo nuk ndodh. Pse nuk ndodh? Nuk ndodh sepse marrëdhënia morale është shumë më e rëndësishme se marrëdhënia financiare”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Drejtpërdrejt nga spitali, Luizi dhe Kiara flasin për lindjen e vajzës së tyre: Japin lajmin e madh

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Ilnisa dhe Meritoni takohen pas shumë kohe - puthje, lot dhe emocione mes çiftit në Big Brother VIP Albania

Magazina
Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Kiara Tito reagon për herë të parë pas lindjes së vajzës, publikon fotografi nga spitali

Magazina
Kalo në kategori