LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Fushë Kosovës i kënaqur me barazimin ndaj Prishtinës

Trajneri i Fushë Kosovës i kënaqur me barazimin ndaj Prishtinës

Fushë Kosova ia doli ta ndalë Prishtinën në kuadër të javës së shtatë në elitën e futbollit kosovar, duke barazuar krejt në fund me rezultat 2-2.

Pas ndeshjes, trajneri Burim Shala ka thënë se ata nuk luajtën mirë, por që ia dolën të merrnin një pikë shumë të merituar.


“Nuk luajtëm mirë, sidomos në pjesën e parë por në përgjithësi mund të them se jam i kënaqur me angazhimin dhe vullnetin e lojtarëve për të arritur barazimin në këtë ndeshje”, ka thënë fillimisht trajneri i Fushë Kosovës për ArtSport.

Trajneri i Prishtinës fajëson portierin për barazimin me Fushë Kosovën
Lexo po ashtu Trajneri i Prishtinës fajëson portierin për barazimin me Fushë Kosovën

“Ne pranuam dy gola në mënyrë naive, por arritëm të rikthehemi dhe të marrim një pikë. Para ndeshjes nuk do të isha i kënaqur me barazim, por duke pasur parasysh golat e pranuar, jam i kënaqur edhe me barazimin”.

“Nuk e kemi ndërmend të dorëzohemi, pasi po krijojmë shumë raste dhe po luajmë mirë, por pranimi i golave në mënyrë naive po na penalizon shumë”.

“Në përgjithësi, ndaj Prishtinës luajtëm mirë dhe ky barazim na motivon për duelet që na presin”, ka shtuar më tej Shala. /Telegrafi/