LAJMI I FUNDIT:

Thyhet rekordi i tifozërisë në Kansas City, Messi përkujdesët për t’i argëtuar me një gol spektakolar 

Thyhet rekordi i tifozërisë në Kansas City, Messi përkujdesët për t’i argëtuar me një gol spektakolar 

Më shumë se 72,000 tifozë mbushën Arrowhead Stadium të shtunën në mbrëmje me orën lokale të SHBA-së për të parë Sporting KC duke luajtur kundër Inter Miami.

Për të qenë më të saktë, më shumë se 72,000 tifozë mbushën Arrowhead për të parë nga afër Lionel Messin i cili dhuroi magji, teksa u vendos një rekord për numrin më të madh të njerëzve për të ndjekur një lojë futbolli në Kansas City dhe në shtetin e Misurit.


Messi nuk zhgënjeu dhe dhuroi spektakël në fitoren e Inter Miamit 2-3 në udhëtim teksa shënoi një gol dhe një asistim.

Ylli argjentinas fillimisht bëri një asistim fantastik te Diego Gomez i cili nuk e pati të vështirë të shënonte për 1-1.

E në minutën e 51-të, gjeniu argjentinas shënoi një nga golat më të bukur të tij në MLS, ku me një goditje të fuqishme realizoi për 1-2.

Ndërkohë golin e tretë për 2-3, e realizoi Luis Suarez nga afërsia për ta rikthyer Inter Miamin në krye të Konferencës së Lindjes me 15 pikë pas nëntë xhirove.

Sa i përket golave në total, Messi ka realizuar deri më tani pesë gola dhe ka dy asistime, derisa Luis Suarez ka gjashtë gola e tre asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Tuchel i pamëshirshëm me yllin e Bayernit: Bëri dy gabime në dy golat e pranuar

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Goli në gjysmëfinale ndaj Realit, Harry Kane thyen një rekord të dy legjendave angleze

Bundesliga
Kalo në kategori