LAJMI I FUNDIT:

Thiago Silva synon të luaj edhe dy vite të tjera

Thiago Silva synon të luaj edhe dy vite të tjera

Thiago Silva është njëri nga qendërmbrojtësit më të mirë në dekadën e fundit në Botë.

Braziliani shkëlqeu me Milanin dhe PSG-në, derisa dy vite më parë u bashkua me Chelsean ku arriti ta fitoj edhe Ligën e Kampionëve, trofe që i mungonte.

38-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në verën e vitit 2023, por ajo mund t’i vazhdohet pasi veterani po tregon formë të shkëlqyer.


Gjithsesi vet qendërmbrojtësi brazilian ka thënë se shpreson që të luaj deri në moshën 40 vjeçare, por për një gjë të tillë do të vendos pas Kupës së Botës.

“Vazhdimësia e karrierës? Shumë do të varet nga paraqitja e këtij sezoni dhe mbi të gjitha do të duhet të shohim se çfarë do të ndodhë në Kupën e Botës”.

“Më pas, duhet të vijë edhe rinovimi i kontratës, por unë mund ta konfirmoj se qëllimi im është të luaj deri në moshën 40-vjeçare”, ka deklaruar Thiago Silva.

Silva këtë edicion ka zhvilluar shtatë ndeshje me Chelsean ku ka dhuruar një asistim, derisa në fushë ka qëndruar për 630 minuta në total. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Ish-fituesi i Kupës së Botës, Philipp Lahm, jep shtëpi me qira me Airbnb për vetëm 21 euro në natë - ai premton se do të mirëpresë personalisht mysafirët

Bundesliga
E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

E nisi me humbje të thellë me Juventusin, këto janë fjalët e Thiago Mottas

Serie A
Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Pse Barcelona po e përcjell me kujdes transferimin e Todibos te Juventusi

Serie A
Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Kosova parakalon mbi lumin Sena në hapjen zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024

Sport
Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Zbulohet lista e 20 lojtarëve më të paguar në Evropë – Mbappe i treti, një emër befasues në krye

Ndërkombëtare
Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Erik ten Hag e pranon se Man Utd 'duhet të arrijë' rivalët, por duhen blerje 'në të gjitha pozicionet'

Premier League
Kalo në kategori