LAJMI I FUNDIT:

Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20  

Super kompjuteri parashikon shanset e çdo klubi për ta fituar Ligën e Kampionëve për sezonin 2019/20  

Tashmë dihen 16 klubet që do të garojnë në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve të sezonit 2019/20.

Për herë të parë ndonjëherë, 1/16-ta do të ketë vetëm ekipe nga pesë ligat e mëdha të Evropës – Liga Premier, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1.


Atalanta dhe Atletico Madrid janë dy klubet e fundit që siguruan kalimin e tyre në raundin e ardhshëm dhe tashmë jemi në fazën e eliminimit direkt dhe presim një seri emocionuese garash.

Liga e Kampionëve: Raundi i eliminimit direkt, shorti hidhet të hënën - gjithçka që duhet të dini
Lexo po ashtu Liga e Kampionëve: Raundi i eliminimit direkt, shorti hidhet të hënën - gjithçka që duhet të dini

Liverpool arriti të sigurojë vendin e parë në Grupin E të martën, por asnjë skuadër nuk dukej më mirë në fazën e grupit sesa Bayern Munich, i cili fitoi të gjashtë ndeshjet dhe përfundoi me një gol diferencë prej +19.

Manchester City nuk ishte në formën e tyre më të mirë, duke pasur parasysh situatën e tyre në ligë, thjesht mund t’i japin përparësi lavdisë evropiane, ndërsa Barcelona dhe Paris Saint-Germain janë gjithashtu të rrezikshëm.

Man City llogaritet favorit për ta fituar këtë sezon trofeun (Foto: Dan Mullan/Getty Images/Guliver)

Është tepër e vështirë të parashikosh rezultatin final të garës, por analistët e të dhënave nga FiveThirtyEight kanë dhënë një sugjerim.

Ata kanë llogaritur të gjitha statistikat për të vlerësuar mundësinë e secilit skuadër për të arritur në çerekfinalen, gjysmëfinalen, përfundimin dhe fitimin e Ligës së Kampionëve.

Atalanta fiton 40 milionë euro pas kalimit të grupeve në Ligën e Kampionëve
Lexo po ashtu Atalanta fiton 40 milionë euro pas kalimit të grupeve në Ligën e Kampionëve

City i Pep Guardiolas është ekipe me shanset më të mëdha për të fituar garën, me 24 për qind, ndërsa Bayern Munich është në vendin e dytë me 19 për qind.

Pas tyre vijnë klube tjera të rëndësishme si fituesi aktual Liverpooli, Paris Saint-Germain, Barcelona dhe Real Madridi, ndërsa Juventusi ka fare pas gjasa sipas tyre.

Më poshtë keni ekipet dhe shanset e tyre për të fituar Ligën e Kampionëve:

Manchester City – 24 për qind

Bayern Munich  – 19 për qind

Liverpool – 15 për qind

Paris Saint-Germain – 9 për qind

Barcelona – 9 për qind

Real Madrid – 6 për qind

Juventus – 3 për qind

Chelsea – 3 për qind

RB Leipzig – 3 për qind

Atletico Madrid – 3 për qind

Tottenham – 2 për qind

Borussia Dortmund – 1 për qind

Napoli – 1 për qind

Atalanta – 1 për qind

Valencia – 1 për qind

Lyon – 1 për qind

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Shkarkim apo qëndrim? Lojtarët e Chelseat marrin vendim për të ardhmen e Pochettinos

Premier League
Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

Fjalët e Laportas pas marrëveshjes me Xavin

La Liga
A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

A u vodh Barcelona në El Clasico? Cafu deklarohet shkurt dhe qartë

La Liga
Kalo në kategori