LAJMI I FUNDIT:

Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave

Spotify e shpall albumin e Dua Lipës si albumin më të suksesshëm të një artisteje femër, të të gjitha kohërave
Dua Lipa (Foto: Jamie McCarthy/Getty Images for Marc Jacobs)

Derisa po punon për albumin e ri, këngëtarja shqiptare me renome botërore, Dua Lipa, ka shënuar një sukses të madh me albumin e saj të parë të titulluar,”Dua Lipa”.

Ylli shqiptar me hitin e saj të vitit 2017-të, “New Rules”, zuri vendin e parë në platformën online të muzikës, Spotify, për Britaninë e Madhe. Tashmë platforma e njëjtë e ka shpallur albumin e artistes tonë si më të mirin të të gjitha kohërave nga një artiste femër.


Lajmi u bë i ditur nga babai i Duas, Dukagjini, gjersa ka ndarë suksesin e së bijës me të gjithë fansat e tij.

“Albumi më i suksesshëm i të gjitha kohërave në Spotify”, ka shkruar Dukagjini krahas këtij postimi.

Ndërkohë, “New Rules” ka arritur shifrën e 100 milionë klikimeve dhe qëndroi në maje të Official UK Top Charts dhe jo vetëm.

Albumi i 24-vjeçares është lansuar më 2 qershor të vitit 2017-të nga Warner Bros, ku përfshihen gjithsej tetë këngë, në mesin e të cilëve janë, “Be the one”, “Hotter than hell”, “Blow Your Mind”, “IDGAF” dhe “New Rules”.

Dua Lipa së shpejti sjell albumin e ri: Epokë e re
Lexo po ashtu Dua Lipa së shpejti sjell albumin e ri: Epokë e re

Dua po ashtu së shpejti pritet të sjellë albumin e dytë “#DL2”, për të cilin po punon prej më shumë se dy vitesh dhe është deklaruar se gjithçka do jetë më ndryshe.

Këngëtarja Lipa përndryshe ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e kampanjës më të re nga marka e famshme, YSL Beauty. Artistja në fjalë gjatë gjithë këtyre javëve ka qenë e angazhuar me koncerte në kuadër të promovimit të parfumit, “Libre”. /Telegrafi/

Dua Lipa (Foto: Marc Piasecki/Getty Imagesfor Yves Saint Laurent Beauty)

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori