LAJMI I FUNDIT:

Dua Lipa së shpejti sjell albumin e ri: Epokë e re

Dua Lipa së shpejti sjell albumin e ri: Epokë e re
Dua Lipa (Foto: Billboard)

Pas dy vitesh punë, një pritje për albumin e ri të këngëtares shqiptare me famë internacionale, Dua Lipa, ka përfunduar.

Këngëtarja ka bërë një postim së fundmi në rrjetet sociale, duke thënë se albumi i saj i ri do publikohet së shpejti. “Epokë e re, faleminderit për durimin tuaj, shihemi së shpejti #DL2”, ka shkruar krahas fotografive 24-vjeçarja.


Ajo e ka shoqëruar përshkrimin me tri fotografi të saja ‘selfie’, teksa prezanton ngjyrën e re, atë me flokë të bardha.

Më parë, në muajin prill, këngëtarja bëri një postim nga një studio muzikore dhe tregon se është duke punuar në albumin e ri përfshirë ‘instrumentet e ndryshme’. Ajo është parë në studio bashkë me Nile Rodgers dhe Pharrell Williams.

Të gjitha lajmet nga Dua Lipa
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Dua Lipa

#DL2 do jetë koleksioni i projekteve të Duas që nga viti 2017, pjesë e së cilit është edhe hiti “New Rules”. Që atëherë, ajo vazhdoi të punojë me DJ Calvin Harris në “One Kiss” dhe me Silk City (Diplo and Mark Ronson) në “Electricity.”

Një datë e saktë e lansimit të albumit “#dL2” ende nuk është bërë publike, por që mezi po pritet nga fansat e saj të shumtë.

Lipa përndryshe ka më shumë se një muaj që është bërë pjesë e kampanjës më të re nga marka e famshme, YSL Beauty.

Artistja në fjalë gjatë gjithë këtyre javëve ka qenë e angazhuar me koncerte në kuadër të promovimit të parfumit “Libre” në vende të ndryshme dhe turneu përmbyllës u mbajt në Madrid të Spanjës. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Nuk fshihen më, ish-konkurrentët e Big Brother VIP Albania konfirmojnë romancën?

Magazina
Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Figuron e martuar në gjendjen civile, mësohet emri i bashkëshortit të Egla Cenos

Magazina
Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Vesa Luma reagon ashpër pas rasteve tragjike të fundit: Mentalitet i poshtër, vajza që nuk kanë guxim t'iu tregojnë prindërve të tyre problemet

Magazina
Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Rita Ora mbulon fytyrën me një çantë 26 mijë euroshe, që të mos vihet re në Aeroportin e Sydneyt

Magazina
Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Mozzik për vrasjen e gruas në Pejë: Zoti e di se sa e sa gruaja dhunohet e rrihet

Magazina
Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit

Johnny Depp kritikohet për higjienën orale gjatë premierës së filmit "Jeanne du Barry" në Londër

Magazina
Kalo në kategori