Harry Styles ka anuluar koncertin e planifikuar në stadiumin MorumBIS në Sao Paulo të Brazilit, vetëm pak orë para nisjes së tij, për shkak të një problemi shëndetësor.

Lajmin e konfirmoi organizatori Live Nation Brasil, duke bërë të ditur se biletat do t'u rimbursohen të gjithë fansave, ndërsa koncerti i radhës në Brazil pritet të zhvillohet sipas planit.


Ky nuk është incidenti i parë gjatë turneut të tij "Together, Together".

Harry Styles

Muajin e kaluar, këngëtari 32-vjeçar u rrëzua në skenë gjatë një koncerti në stadiumin Wembley të Londrës.

Ai qëndroi për disa sekonda i shtrirë duke u përpjekur të rimerrte frymën, para se të largohej nga skena.

Harry Styles

Pavarësisht këtyre vështirësive, Styles ka vazhduar turneun e tij, derisa së fundmi emocionoi publikun në Londër duke falënderuar ish-anëtarët e "One Direction": Niall Horan, Louis Tomlinson, Zayn Malik dhe të ndjerin Liam Payne.

Pak ditë më vonë, u bë sërish viral për një moment gazmor në skenë, kur vuri re se zinxhiri i pantallonave i kishte mbetur hapur dhe e mbylli mes brohoritjeve të publikut. /Telegrafi/

Harry Styles