LAJMI I FUNDIT:

Sot zhvillohen ndeshjet e kthimit në Ligën e Evropës

Sot zhvillohen ndeshjet e kthimit në Ligën e Evropës

Luhen sot në mbrëmje ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve të Ligës së Evropës .

Në Turqi, Besiktasi do të presë Lyonin, me skuadrën franceze që fitoi në ndeshjen e parë 2-1. Por, në prag të kësaj sfide, të dy klubet mësuan edhe masat ndëshkuese nga ana e UEFA-s për dhunën që shfaqën tifozët e tyre në ndeshjen e javës së parë, duke bërë që ajo të niste me 45 minuta vonesë.


Pasi shqyrtoi të gjitha faktet, UEFA vendosi që të përjashtojë si Lyonin ashtu dhe Besiktasin nga aktivitetet evropiane sezonin e ardhshëm, si dhe i gjobiti me nga 100 mijë euro.

Përsa u përket ndeshjeve të tjera, në “Gelsenkirchen”, Schalke 04 do të përballet me Ajax, me synimin që të përmbysë disavantazhin 0-2 të ndeshjes së parë në Amsterdam.

Avantazhi i Schalke 04 është se në fushën e saj kjo skuadër nuk ka pësuar humbje dhe ka një bilanc me 3 fitore dhe 2 barazime, ndërkohë që Ajaksi në ndeshjet jashtë fushe ka 1 fitore, 3 barazime dhe 1 humbje.

Manchester United do të luajë në “Old Trafford” ndaj Anderlecht. “Djajtë e Kuq”, që synojnë të fitojnë trofeun e Ligës së Evropës për herë të parë në historinë e tyre, vijnë në këtë ndeshje pas barazimit 1-1, gjë që përbën avantazh për ta, transmeton tch.

Por, skuadra e Jose Mourinho favorizohet edhe nga statistikat, pasi i ka fituar të 5 ndeshjet e luajtura deri tani në fushën e tij.

Në Belgjikë, Genk do të luajë ndaj Celta Vigo, me të dyja skuadrat që do të kërkojnë të arrijnë në gjysmëfinale të kompeticionit për herë të parë. Celta ka fituar ndeshjen e parë 3-2, një rezultat ky që u jep spanjollëve një lloj avantazhi, por jo sigurinë e plotë për kualifikimin.

Në trend Sport

Më shumë
Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Gabimi në Ligën e Kampionëve i kushton, UEFA pritet t’i jap një dënim të ashpër gjyqtarit Marciniak

Ndërkombëtare
Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

Xavi Hernandez dëshiron që ylli i Barcelonës të shitet këtë verë si pjesë e planeve për ‘revolucion’

La Liga
Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

Modric po largohet nga Real Madridi - ai ka porositur dhurata lamtumire për shokët e tij

La Liga
Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

Vinicius Junior do të bëhet lojtari më i shtrenjtë në histori, gjiganti evropian përgatitë ofertë bombastike për asin brazilian

La Liga

"Deri dje, nuk isha i sigurt se kush ishte lojtari më i mirë në botë, tani e di" - De Ligt me fjalë të mëdha për yllin e Realit

Liga e Kampionëve
Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Como është ngjitur në Serie A pas 21 vitesh, Fabregas dhe Henyr kanë arsye për festë

Serie A
Kalo në kategori