LAJMI I FUNDIT:

Sot luhet Liga e Evropës, tetë përballje të forta na presin

Sot luhet Liga e Evropës, tetë përballje të forta na presin

Sot luhen ndeshjet e para të 1/8 të finaleve të Ligës së Evropës.

Manchester United do të zbresë në fushën e  lojës në orën 19:00, për tu përballur me rusët e Rostovit.


United do të bëjë gjithçka për tu kualifikuar më tej, duke qenë se trofeu i Ligës së Evropës është i vetmi që mungon në muzeun e kësaj skuadre.

Për më tepër, për “Djajtë e Kuq” toka ruse ka qenë pozitive, duke qenë se ata nuk kanë pësuar asnjë humbje në 4 ndeshje të zhvilluara në këtë vend.

Ndërsa ora 21:05 ka rezervuar sfidën mes Lyonit dhe Romës, dy skuadra që kthehen të përballen me njëra-tjetrën pas 10 vitesh, pikërisht në 1/8 e finaleve. Në sezonin 2006/2007 ishte Roma ajo që arriti të kualifikohet duke iu imponuar francezëve me rezultatin e përgjithshëm 2-0. Roma deri tani nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet jashtë fushe të Ligës së Evropës në këtë sezon, duke shënuar 2 fitore dhe 3 barazime.

Në orën 21:05 do të luhet edhe derbi i Gjermanisë, mes Schalke 04 dhe Borussia Monchengladbach, dy skuadra që do të përballen me njëra-tjetrën për të 101 herë në histori.

Një tjetër sfidë derbi e përcaktuar për tu luajtur sot në mbrëmje është edhe ajo belge mes Genkut dhe Gentit.

Ndër sfidat e tjera të 1/8 të finaleve të Ligës së Evropës janë edhe ato mes Copenhageni -Ajax apo Olimpiacos – Besiktasit.