Bayer Leverkuseni pranon se ata po përballen me humbjen e shërbimeve të talentit të madh gjerman, Kai Havertz, në fund të sezonit.

Një numër i madh klubesh më të mëdha të Evropës janë në kontakt me Bayerin në lidhje me një marrëveshje për Havertz.

Bayern Munich, Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Chelsea, Manchester United, Liverpool dhe Arsenali janë përmendur të gjithë si kërkues të talentit.

Mbapee, futbollisti më i vlefshëm në botë nën 21 vjet Mbapee, futbollisti më i vlefshëm në botë nën 21 vjet

Megjithatë, mediumi i njohur Sport1 raporton se Leverkuseni beson se mund të fitojë 100 milionë euro nga shitja e 20-vjeçarit gjerman.

Kai Havertz (Getty Images)

Leverkuseni po e bazon çmimin e kërkuar tek 120 milionë eurot e paguara nga Atletico Madridi për ish-lojtarin e Benficas, Joao Felix.

Para disa ditësh u raportua se Bayerni ka arritur marrëveshje për transferimin e Havertz, por si duket Leverkuseni është i interesuar për ankand. /Telegrafi/