LAJMI I FUNDIT:

“The shape of water” bën bujë në media pas çmimit “Filmi më i mirë”, fansat diskutojnë ngjashmërinë me “Splash”

“The shape of water” bën bujë në media pas çmimit “Filmi më i mirë”, fansat diskutojnë ngjashmërinë me “Splash”

Filmi romancë-fantazi “The shape of water” mori në shtëpi çmimin më prestigjioz të ‘Oscar’-it, atë të “Filmit më të mirë”, duke e bërë kështu një sezonë me plot çmime të fituara.

Filmi i regjisorit Guillermo del Toro bën fjalë për një histori dashurie mes një pastruese memece dhe një krijesë të mistershme si një sirenë uji e cila është mbajtur e ruajtur në një vend top sekret nga qeveria.


Ngjarja zhvillohet në kohë të luftës së ftoftë dhe kësaj radhe ka dominuar skenën duke e fituar çmimin kryesor në ‘Oscars’, shkruan TimesLive, transmeton Telegrafi.

Filmit “The shape of water” fitoi çmimin “Filmi më i mirë” në edicionin e 90-të të ndarjes së çmimeve “Oscars” (Getty Images)

Kjo histori dashurie i ofron një pamje tjetër shikuesve duke iu paraqitur kështu tolerancë.

“Unë dëshiroj të ju tregoj ju, se çdokush që është duke ëndërruar për të përdorur një storje trillim për të treguar gjërat reale në botën e sotme. Unë ju them se ju mund ta bëni”, tha Del Toro i cili po ashtu more çmimin “Regjisori më i mirë”.

“The Shape of Water” njëherësh është filmi më i mirë i Guillermo del Toro, dhe po ashtu është luajtur në një mënyre perfekte nga Sally Hawkins, prandaj edhe suksesi nuk është i befasishëm, po ashtu “The Shape of Water” mban 92 përqindjen e pëlqimit në sajtin e famshëm për filma “Rotten Tomatoes”.

Si dukeshin yjet në 'Oscar'-in e tyre të parë (Foto)
Lexo po ashtu Si dukeshin yjet në 'Oscar'-in e tyre të parë (Foto)

Reagimi i fansave dhe adhuruesve të filmit kanë qenë të shumtë në rrjetet sociale.

Disa kanë uruar, por ka edhe prej tyre që nuk e kanë pritur mirë këtë fitore.

Në Internet po qarkullon një video, e cila bën krahasimin mes “The Shape of Water”, dhe filmit të famshëm “Splash” të vitit 1984.

Skenat e dy filmave janë shumë të ngjashme me njëra-tjetrën, ndërsa vet regjisori nuk ka treguar nëse ka qenë i frymëzuar nga ky film, apo nëse ka pasur ndër mend të sjell një rimiksim.

Edhe pse i akuzuar për ngacmime seksuale, Kobe Bryant arriti të fitojë një çmim 'Oscar' në mbrëmjen e Akademisë
Lexo po ashtu Edhe pse i akuzuar për ngacmime seksuale, Kobe Bryant arriti të fitojë një çmim 'Oscar' në mbrëmjen e Akademisë

Videoja është shpërndarë vetëm në rrjetet sociale dhe YouTube, ndërsa nuk është komentuar shumë në media rreth këtyre aludimeve.

Komentet nga fansat kur panë krahasimin në këtë video ishin shumica befasuese, ngase të gjithë pyesnin se si një film i tillë arriti dhe u nominua në kategorinë “Skenari më i mirë origjinal”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

“E di që ke rënë në dashuri”- Surprizë emocionuese për Heidin, takon nënën në një ‘udhëtim në Venecia’

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori