ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Aktori i njohur Dwayne Johnson, i njohur edhe si “The Rock”, ka shkaktuar një moment viral gjatë promovimit të filmit "Moana" , pasi pa dashje bëri një koment që u interpretua si një detaj nga jeta e tij intime.

Gjatë një interviste në radion Kiss FM, prezantuesi Tyler West e pyeti për “stilin e tij të preferuar”, duke iu referuar stilit të notit.


Por Johnson e kuptoi pyetjen në një tjetër kuptim dhe u përgjigj me shaka: “Dominimi”.

Vetëm pak çaste më vonë, aktori kuptoi keqkuptimin dhe shpërtheu në të qeshura, duke thënë se e kishte interpretuar pyetjen krejt ndryshe.

“O zot, e kuptova tani! Maui, oqeani! E mora krejt gabim”, u shpreh ai, duke iu referuar rolit të tij në film.

Në fund të intervistës, Johnson e pranoi me humor gafën, duke thënë se sapo kishte zbuluar pa dashje shumë për jetën e tij private.

Më vonë, aktori publikoi edhe momentin në Instagram, duke bërë shaka me situatën dhe duke thënë se lodhja nga udhëtimet dhe intervistat e shumta mund të kishin ndikuar në reagimin e tij.

Videoja u prit me shumë humor nga fansat, të cilët e vlerësuan sinqeritetin dhe natyrën spontane të aktorit. /Telegrafi/