LAJMI I FUNDIT:

Sfidat e dyta çerekfinale, Peja dhe Bashkimi në epërsi

Sfidat e dyta çerekfinale, Peja dhe Bashkimi në epërsi
(Foto: basketbolli.com)

Nesër (e martë) do të zhvillohen ndeshjet e dyta çerekfinale të ‘play-offit’ në Five Star Superligën e Kosovës në basketboll.

Sigal Prishtina dhe Peja do të përballen sërish, ku pejanët fituan bindshëm takimin e parë 106-77 dhe do të mundohen të fitojnë edhe ndeshjen e dytë për të kaluar në gjysmëfinale, ku i pret Ponte Prizreni, derisa prishtinasit do të mundohen të barazojnë rezultatin në 1-1.


Takim më dramatik ishte mes Golden Eagle Yllit dhe Bashkimit, ku prizrenasit fituan pas vazhdimit 79-94.

Nëse fitojnë prizrenasit edhe në ndeshjen e dytë, do të kualifikohen në gjysmëfinale, ku i pret Rahoveci, ndërsa skuadra therandase do të mundohet të barazojë shifrat në 1-1.

Skuadra që shënon dy fitore kualifikohet në gjysmëfinale. Ponte Prizreni dhe Rahoveci janë kualifikuar direkt në gjysmëfinale.


Orari

E martë

17:00 Sigal Prishtina – Peja

20:15 Bashkimi – Golden Eagle Ylli