LAJMI I FUNDIT:

Sermaxhaj është trajner i ri i Malishevës

Sermaxhaj është trajner i ri i Malishevës
(Foto: Facebook/FC Malisheva)

Malisheva ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Sami Sermaxhajn, i cili do të jetë trajner i ri i kësaj skuadre.

“Kemi kënaqësinë të konfirmojmë se klubi ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me trajnerin Sami Sermaxhaj”.


“Nga sot, trajneri Sermaxhaj do ta drejtojë skuadrën nga pozita e kryetrajnerit”, thuhet në njoftimin e klubit.

Zyrtare: Arsim Thaqi ndan rrugët me Malishevën
Lexo po ashtu Zyrtare: Arsim Thaqi ndan rrugët me Malishevën

Trajneri i ri zë vendin e Arsim Thaçit, i cili u shkarkua nga posti në javën e kaluar, pas asaj që u cilësua si “një fushatë kryesisht zhgënjyese për klubin këtë sezon”.

Ndryshe, Malisheva ka arkëtuar shtatë pikë nga shtatë ndeshje të zhvilluara në këtë fillimsezoni në Superligë (dy fitore, një barazim dhe katër humbje). /Telegrafi/