LAJMI I FUNDIT:

Sëmuret Rita Ora, anulon koncertin në Islandë

Sëmuret Rita Ora, anulon koncertin në Islandë
Rita Ora (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Rita Ora tash e një kohë ka qenë e angazhuar me koncerte në vende të ndryshme të botës, me qëllim të promovimit të albumit të saj “Phoenix”.

Mirëpo, ajo ka anuluar një nga koncertet e fundit që pritej të mbahet në Islandë për shkak se është e sëmurë.


Këngëtarja shqiptare përmes një postimi në Instagram, bëri të ditur se gjendja shëndetësore e saj nuk është e mirë, andaj mjekët i kanë rekomanduar të pushojë për pak kohë.

Rita Ora (Instagram/ritaora)

“Jam shumë e trishtuar që duhet t’i njoftoj të gjithë ata që ndjekin festivalin Solstic në Islandë të dinë se unë nuk do të jem në gjendje të performojë siç është planifikuar. Unë kam qenë duke luftuar me një infeksion në gjoks dhe jam këshilluar nga mjekët e mi për të pushuar pak kohë në mënyrë që të shërohem. Isha shumë e entuziazmuar që të kaloj kohë në Islandë dhe të bëhem pjesë e këtij festivali. Unë kurrë nuk bëj asnjë anulim të lehtë, pasi jam gjithmonë mirënjohëse për të gjitha mundësitë që më jepen për performanca dhe i dua performancat. Jam e zhgënjyer dhe zemërthyer që kjo do të thotë të braktisësh fansat e mi të mrekullueshëm. Më vjen keq që nuk jam aty! Ju dua të gjithëve dhe ju falënderoj për mbështetjen tuaj. Mezi pres që të festoj me ju në 2020”, shkruan mes të tjerash 28 vjeçarja.

Përndryshe, bukuroshja jonë është duke punuar në këngë të reja, ku ka treguar se po bashkëpunon me DJ të njohur ndërkombëtar – Tieston dhe Jonas Blue. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Dua Lipa zbulon këmbët e saj të tonifikuara në një paraqitje tejet elegante në New York City

Magazina
Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Kejvina Kthella nis pushimet, provokon nga Dubai e veshur me bikini

Magazina
“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

“Ndihmë, ndihmë”- publikohet videoja konfliktuoze e këngëtares Maya dhe bashkëshortit të saj në banesë, momenti kur mbërrin policia

Magazina
Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Gjysmë shekulli karrierë, Ministri i Kulturës Hajrulla Çeku me fjalë të mëdha për Ramadan Krasniqin

Magazina
Kalo në kategori