ChatGPT Image Jul 7, 2026, 10_39_06 AM

Sulmuesi anglez shënoi hat-trick kundër West Hamit për të ndihmuar ekipin e tij të rikthehet nga disavantazhi 2-0 me të cilin vuajti në pjesën e parë, për të fituar me rezultat 4-2 në fund të takimit. Gjatë një prononcimi për mediat angleze ai e ka quajtur muajin prill si muaj vendimtar për ekipin e tij, derisa ata kanë gjashtë ndeshje në katër javë.

Ekipi i Sir Alex Ferguson duhet të përballet me Chelsea në dy ndeshje çerekfinale të Ligës së Kampionëve, një ndeshje gjysmëfinale të Kupës FA ndaj Manchester Cityt në mes tyre.


“Ndeshjet e mëdha do të vijnë, por ju jetoni për ndeshjet e tilla. Në një aspekt, ne duhet të themi se sezoni jonë fillon tash. Ne kemi shtatë ose më shumë ndeshje – katër në shtëpi. Forma jonë në shtëpi ka qenë e shkëlqyeshme. Është një sfidë e shkëlqyeshme për ne dhe diçka të cilën e kërkojnë të gjithë lojtarët”, ka thënë Rooney. /Telegrafi/

telegrafi sport app