LAJMI I FUNDIT:

Rivalizohet PSG, edhe Barca dëshiron Coutinhon

Rivalizohet PSG, edhe Barca dëshiron Coutinhon

Edhe Barcelona i është futur garës për të nënshkruar me Philippe Coutinhon e Liverpoolit.

Për atë deri më tani ka shfaqur interes serioz Paris Saint Germaini, por kampionët francez tani nuk janë vetëm në garën për brazilianin.


Sipas Marcas, katalunasit kanë shprehur interesim për të nënshkruar me 23-vjeçarin i cili që nga transferimi i tij nga Interi ka shkëlqyer në Anfield.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

Edhe lojtari është gatshëm të lë Reds pasi është në kërkim të trofeve dhe ka shprehur se i mungon një gara si Liga e Kampionëve.

Ky transferim mund të kryhet edhe me ndihmën e Neymar, i cili ka thënë se do dëshironte të luante së bashku me Coutinhon te katalunasit. /Telegrafi/