Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është për momentin mjaft e angazhuar me koncerte të shumta.

Ajo ka realizuar një turne të gjatë nëpër Evropë, ku është mirëpritur nga miliona fansa anë e mbanë kontinentit.


Disa prej çasteve më të bukura në prapaskenë ose ato para fansave, këngëtarja vendos t'i ndajë me ndjekësit në rrjetet sociale.

Së fundmi, Ora ka publikuar disa fotografi nga prapaskenat e koncertit të saj të fundit të organizuar nga "BBC Radio" në Uells.

Rita1

Këngëtarja bionde është dukur mjaft atraktive dhe tërheqëse e veshur me një kostum të ngushtë bardhë e zi.

Rita3

Kostumi i saj ishte i qëndisur me material rrjete në pjesët anësore, me çka e bëri këngëtaren edhe më provokuese duke vënë në pah të pasmet e saj.

Rita5

Pas performancës së veçantë në javën e madhe të "BBC Radio", Rita ka udhëtuar për në Kopenhagë, ku do të mbajë koncertin e saj të radhës. /Telegrafi/

Rita4

Rita2

Rita6