Ajo kurrë nuk dështon të duket joshëse edhe kur pozon jashtë qilimit të kuq.

Rita Ora ka tërhequr vëmendjen e mediave me pamjen në kohën kur ka arritur në ndejën e organizuar prej Cara Delevingnes, e cila është zhvilluar në Londër.


Hitbërësja e "Hot Right Now" dukej bukur me veshjen sikur të viteve të shtatëdhjeta të shekullit të kaluar.

rita 1

Bukuroshja kishte të veshur një bluzë të kaltër me fyt, syze të mëdha dhe një fustan të gjelbër.

Kujtojmë se muajin e kaluar 27-vjeçarja udhëhoqi ceremoninë e ndarjes së çmimeve "MTV EMA", ku befasoi në qilimin e kuq duke u shfaqur me rrobdashëmber.

rita 2

Kënga e saj e fundit "Anywhere" po pritet mirë prej publikut, të cilët deri më tani e kanë shikuar mbi 25 milionë herë në YouTube.

Ndryshe, Rita është duke punuar në projekte të reja muzikore, të cilat do t'i publikon gjatë vitit të ardhshëm. /Telegrafi/