LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora fotografohet me maskë dhe bluzë me mesazh ndërgjegjësues teksa del nga shtëpia e saj në Londër

Rita Ora fotografohet me maskë dhe bluzë me mesazh ndërgjegjësues teksa del nga shtëpia e saj në Londër

Rita Ora u ka kërkuar njerëzve që të ‘ndalojnë përhapjen’ e coronavirusit ndërsa ajo doli e veshur me motive të vetë-modeluara të bluzave me mesazhe ndërgjegjësuese, të enjten në mbrëmje.

Këngëtarja 29 vjeçe, u pa duke lënë shtëpinë e saj në Londër me motrën e saj Elenën pasi zbuloi logon e re për të inkurajuar popullsinë të ndihmojë në përpjekjen dhe ndalimin e përparimit të pandemisë COVID-19.


Krijuesja e hitit “Hot Right Now” kishte veshur një maskë mbrojtëse kirurgjikale ndërsa doli jashtë veshur me një palë xhinse, shkruan DailyMail.

Panelistja e spektaklit “The Masked Singer” e kompletoi dukjen e saj me një palë çizme të bardha.

Pavarësisht se londinezët inkurajohen të qëndrojnë brenda për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, Rita iu bashkua motrës së saj Elenës për një shëtitje në mbrëmje.

Bukuroshja, e cila është dy vjet më e madhe se Rita dhe punon si menaxhere e saj, gjithashtu ishte e veshur me një nga bluzat e reja ndërgjegjësuese për coronavirusin.

Rita i lëshoi lirshëm flokët e saj bionde dhe theksoi tiparet e saj mahnitëse me makijazhin e lehtë.

Më herët gjatë ditës, këngëtarja shfrytëzoi Instagramin e saj për të treguar bluzat dhe kapelet e reja që kanë dalë në treg me një logo dhe tekst të gjelbër dhe të kuq të shtypur ku shkruhej: “Ndaloni përhapjen, bëni pjesën tuaj”.

Krahas postimit, Rita shpjegoi se të ardhurat nga mallrat do të shkonin drejt Fondacionit të Kombeve të Bashkuara dhe Fondit të Përgjigjes së Solidaritetit të COVID-19 të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Ajo shkroi: “Në rast se nuk e keni dëgjuar, unë kam filluar fushatën #StopTheSpread në mbështetje të fondacionit UN dhe WHO! Të gjitha të ardhurat shkojnë në Fondin e Reagimit të Solidaritetit COVID-19.

“Nëse doni të bëni diçka në lidhje me Covid-19 qëndroni të sigurt dhe të pastër, dhe bëni detyrën tuaj duke marrë këtë bluzë dhe ndihmoni kauzën! Linku është në InstaStory dhe në bio-n time në Instagram tani, ne mund ta bëjmë këtë së bashku”, ka shkruar këngëtarja shqiptare me famë botërore.

Rita Ora krijon një emblemë të re që synon të mbledhë para për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së coronavirusit
Lexo po ashtu Rita Ora krijon një emblemë të re që synon të mbledhë para për të ndihmuar në luftimin e përhapjes së coronavirusit

Në një deklaratë, Rita tha: “Covid-19 po ndikon botën në një mënyrë që askush nga ne nuk mund ta imagjinonte”.

“Gjatë muajve të fundit ne kemi parë që ky virus po përhapet në të gjithë botën duke mos kuptuar mjaft ndikimin e tij. Unë mendoj se deri tani të gjithë e kuptojmë se kjo është diçka që ka dhe do të vazhdojë të ketë efekte shkatërruese për të gjithë”, ka thënë artistja e lindur në Prishtinë.
Rita shpjegoi sesi kontaktoi Sir Bob Geldof për këshilla se si mund të bënte ndryshim në luftën kundër virusit.

Duke diskutuar mënyrat e mobilizimit të të rinjve, ata vendosën të krijojnë një emblemë që do të shtypet në veshje për t’u kujtuar njerëzve se “ne kemi një betejë për të luftuar së bashku”.

Rita tha: “Lutjet e mia u drejtohen të gjithë atyre që kanë humbur të dashurit, duke luftuar kundër kësaj sëmundjeje, të frikësuar, të vetëm, duke punuar pa u lodhur në vijën e parë në profesionin mjekësor dhe për çdo person që kjo do të ndikojë. Faleminderit për të gjithë ata njerëz të përfshirë në përpjekjen për të luftuar efektet e kësaj pandemie globale. Të gjithë kemi një rol për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes”.

“Duke menduar për atë që mund të bëj për të provuar dhe ndihmuar, unë iu drejtova Sir Bob Geldof për këshilla se si të bëja më mirë çdo lloj ndryshimi. Bob ishte përtej falënderues, pasi sigurisht ai ka qenë mjeshtri i mobilizimit të të rinjve gjatë gjithë jetës së tij”, ka thënë Rita.

Artikujt për shitje përfshijnë kapele, afishe dhe bluza me çmime që variojnë nga tetë dollarë deri në 50 dollarë.

Numri i njerëzve të diagnostikuar pozitivisht në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 2.626, nga 1.950 të mërkurën. Janë testuar gjithsej 56.221 persona.
Pandemia gjithashtu ka çuar në anulimin ose shtyrjen e ngjarjeve të shumta sportive dhe kulturore në të gjithë globin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Ishte duke dhënë intervistë kur u afrua Lumbardhi, Kaderi kthen kokën dhe injoron tërësisht ish-të dashurin e saj nga BBVK

Magazina
Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Skandal në Eurovision: Televizioni publik RAI zbulon votat e Italisë - afro 40 për qind prej tyre shkuan vetëm për Izraelin?

Magazina
Fjolla Morina me akuza të tjera për ish-bashkëshortin, e quan borxhli dhe kriminel

Fjolla Morina me akuza të tjera për ish-bashkëshortin, e quan borxhli dhe kriminel

Magazina
Përfaqësuesi i Holandës, Joost Klein po hetohet nga policia suedeze pasi dyshohet se kërcënoi dikë nga stafi i Eurovisionit

Përfaqësuesi i Holandës, Joost Klein po hetohet nga policia suedeze pasi dyshohet se kërcënoi dikë nga stafi i Eurovisionit

Magazina
Izraelit i rriten shanset për të fituar Eurovisionin, në bastet online kënga izraelite rezulton ndër favoritët kryesorë

Izraelit i rriten shanset për të fituar Eurovisionin, në bastet online kënga izraelite rezulton ndër favoritët kryesorë

Magazina
“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

“Podcasti me Afronën është keqkuptuar, ndjenjat e mia i përkasin ‘bebes’” – Befason Blero me reagimin

Magazina
Kalo në kategori