Lionel Messi është akuzuar se nuk e jep maksimumin kur luan për Argjentinën, mirëpo kjo nuk mund të thuhet për veprimet e tij jashtë fushës, pasi që vendimi i tij më i fundit është për çdo lëvdatë.

Argjentina është përfshirë nga një mot i ftohtë duke u shkaktuar probleme shtesë të pastrehëve, të cilët po vuajnë dhe kanë nevojë për ushqim.

Që nga e enjtja e kaluar, mediat e atjeshme kanë njoftuar për pesë të vdekur si pasojë e motit të ftohtë.

(Foto: Twitter/Mirror Football/vip.rosario)

Në ndërkohë ka shqetësime për rritjen e numrit të njerëzve që flenë nëpër rrugët e Argjentinës për arsye ekonomike.

Ndërsa për të ndihmuar në zbutjen e kësaj gjendjeje në vendlindjen e tij, Rosario, Messi ka vendosur që t’u japë ushqim dhe pije falas të pastrehëve gjatë mbrëmjes në restorantin e familjes së tij.

Restoranti, i quajtur “VIP”, është duke dhënë ushqime për të pastrehët që nga e premtja dhe do të vazhdojë kështu edhe në ditët në vijim. /Telegrafi/