LAJMI I FUNDIT:

Real Madridi rivalizon Barcelonën në garën për talentin më të madh të Brazilit

Real Madridi rivalizon Barcelonën në garën për talentin më të madh të Brazilit

Real Madridit ka hyrë në garë për talentin brazilian të Palmeiras, Estevao Ëillian, i cili pëlqehet shumë edhe nga rivali i tyre i madh, Barcelona.

Estevao është një sulmues anësor i krahut të djathtë që mund të luajë edhe si anësor i majtë ose mesfushor sulmues.


Ai është në zjarr në Kupën e Botës U17 këto ditë, duke shënuar 3 gola dhe duke dhënë 3 asistime në 4 paraqitje për kombëtaren e tij.

Njihuni me Messinhon, braziliani që ëndërron të luajë për Barcelonën
Lexo po ashtu Njihuni me Messinhon, braziliani që ëndërron të luajë për Barcelonën

16-vjeçari brazilian së fundmi ka zbuluar se ëndërron të luajë për Barcelonën, e cila thuhet se e mban atë në radarët e tyre.

Megjithatë, klubi nga Camp Nou nuk do ta ketë aspak të lehtë të transferojë talentin e madh brazilian.

Sipas Roger Torello të Mundo Deportivo, Real Madridi i është bashkuar Barcelonës në garën për Estevaon, i quajtur gjithashtu Messinho.

Të martën, Los Blancos kontaktuan Palmeiras për të mësuar statusin e transferimit të lojtarit. Edhe shoqëruesit e Vinicius Junior ofruan ndihmën e tyre.

Estevao ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë euro. Paris Saint-Germain deri më tani ka bërë oferta me vlerë 40 dhe 50 milionë euro, të cilat me sa duket u refuzuan nga klubi brazilian. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj

Boks
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin

Premier League
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur

Premier League
Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Salah pyetet për përplasjen me Kloppin – jep një përgjigje të shkurtër, por të ashpër

Premier League
Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Tuchel e ka analizuar Real Madridin në detaje – por zbulon një shqetësim të madh para ndeshjes

Liga e Kampionëve
Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Salah dhe Klopp përfshihen në një përplasje të furishme verbale – egjiptiani duhej të qetësohej nga Nunez

Premier League
Kalo në kategori