Babai i Erling Haaland i ndez spekulimet: Kush nuk do të donte të luante për Real Madridin?


Babai i Erling Haaland ka lënë të hapur mundësinë që sulmuesi norvegjez një ditë të veshë fanellën e Real Madridit, duke pranuar se është e vështirë për çdo futbollist ta refuzojë klubin madrilen.
Alf-Inge Haaland foli për të ardhmen e djalit të tij para ndeshjes mes Norvegjisë dhe Brazilit në fazën e 1/8-tës së Kupës së Botës 2026.
"Kalim te Real Madridi? Ai është shumë i lumtur te Manchester City dhe ka një kontratë afatgjatë".
"Po presim fillimin e sezonit të ri... por kush nuk do të donte të luante për Real Madridin? Në futboll nuk i dihet kurrë se çfarë mund të ndodhë", deklaroi Alf-Inge Haaland.

Aktualisht, Erling Haaland ka kontratë me Manchester Cityn edhe për tetë vite të tjera.
Megjithatë, sipas raportimeve, në kontratën e tij ekziston një klauzolë lirimi që mund të aktivizohet nga viti 2029.
Vlera e kësaj klauzole nuk është bërë publike, por besohet se do të ishte një nga transferimet më të shtrenjta në historinë e futbollit, nëse Real Madridi ose ndonjë klub tjetër vendos ta aktivizojë atë./Telegrafi/












































