Ramos e Mourinho: Titulli i pamundur


“Kemi qenë prapa për pjesën më të madhe të sezonit... Ka edhe shumë pak pikë për të cilat duhet luajtur”, ka thënë ai për Canal Plus.
Sipas Ramos, nuk ka arsye për këtë humbje, përkundër lëndimeve dhe lojërave të shumta që ka zhvilluar Reali.
Ndërkohë, edhe trajneri Jose Mourinho ka thënë se nëse Barcelona e mposht Villarrealin, atëherë fitimi i titullit do të jetë i pamundur.
“Matematika thotë se kampionati ende nuk ka përfunduar, por realisht, nëse diferenca shkon nga katër në tetë pikë, atëherë do të jetë praktikisht e pamundur”, ka thënë portugezi. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
02/04/2011
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate







































