Princi Harry mendon se do të ishte më i 'mbrojtur’ nga trazirat me të cilat është përballur muajve të fundit nëse ai ishte akoma në ushtri.

Duka i Sussex-it raportohet se u tha miqve se 'nuk mund të besojë' se si jeta e tij është 'përmbysur'.


Sipas një burimi për 'Daily Telegraph', Princi, i cili hoqi dorë nga familja mbretërore gjatë muajit të kaluar, ka treguar se i mungon shumë koha kur ishte ushtar.

TELEMMGLPICT000230370049 trans NvBQzQNjv4BqZjHC1CawyhCYfmdoGgKrwCVNHl9S FzbjYEKI6ecJw Princi Harry (Foto: Getty Images/Guliver)

Pas largimit, mbretëresha vendosi që t’ia heq nipit emërtimet e tij, pasi Princi Harry dhe gruaja e tij, Meghan Markle vendosen që të largohen nga familja mbretërore.

Në titujt që i janë hequr përfshihen edhe titujt për kapitenin e Përgjithshëm të Marinsave, Komandantin e Nderit Ajror ‘Royal Force Air Force Honington’, dhe Kryekomandantin e Anijeve të Vogla.

“Ai ishte i lumtur kur shërbeu në ushtri, dhe pas takimit me Meghan, jeta e tij ka ndryshuar. Nuk mendoj se ai i kishte parashikuar gjërat që t’i dilnin kështu”, ka thënë një burim pranë çiftit.

Burimi shtoi se Harry nuk e fajëson Meghan, 38-vjeçare, për ndryshimin e jetës së tij.

GettyImages 906665940 1 1 scaled Princi Harry dhe Meghan Markle (Foto: Ben Birchall - WPA Pool / Getty Images)

Harry ka kaluar dhjetë vite në ushtri, ndërsa mori pjesë në dy operacione në Afganistan dhe u klasifikua si komandant për helikopterët ‘Apache’.

Karriera ushtarake e Harryt mori fund në qershor 2015, por që nga ajo kohë i janë dhuruar një numër titujsh ushtarak ceremonial. /Telegrafi/