LAJMI I FUNDIT:

‘Pre-partyt’ e Unum Festival përfundojnë rrugëtimin e tyre evropian me një super festë në Tiranë

‘Pre-partyt’ e Unum Festival përfundojnë rrugëtimin e tyre evropian me një super festë në Tiranë

Pas Gjermanisë, Zvicrës, Italisë, Greqisë dhe vendeve të tjera evropiane, pre-party i fundit, para fillimit të festivalit të shumëpritur këtë verë, Unum, do të mbahet në sheshin Nënë Tereza, në Tirane, të premten me 10 maj.

Për herë të parë në Tiranë, Unum Festival sjell një ndër emrat më të njohur të skenës elektronike, Loco Dice.


I njohur për atmosferën e zjarrtë, Loco Dice tashmë ka fituar interesim të jashtëzakonshëm nga të rinjtë e gjitha vendeve të rajonit ku pritet që këtë të premte, më 10 maj, në sheshin Nena Terezë, të mblidhen më shumë se 2,000 të rinj, adhurues të artistit.

Eventi, i cili mbahet te Akademia e Arteve, në qendër të kryeqytetit shqiptar, pritet të deri në orët e mëngjesit.

Bileta për të Loco Dice është 1500 lek.

Ata që posedojnë biletë të festivalit UNUM, hyrja për në festën e organizuar në Tiranë do të jetë pa pagesë, kurse për ata të cilët nuk kanë biletë të festivalit, hyrja do të jetë 1500 lek.

Po ashtu, biletat për festivalin Unum mund të blihen të hyrja e këtij pre-party. Çmimi i biletës së festivalit për mysafirët nga rajoni që përfshijnë Shqipërine, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, Greqinë, Serbinë dhe Bosnjën është EUR 50.

Ky pre-party i festivalit, i fundit në rajon pritet të jap indikacionin final se si do të jetë atmosfera ne Shëngjin këtë fillim sezone.

Sipas Rave Travel, partneri zyrtar i shitjes, interesimi për bileta dhe akomodime të festivalit dita e ditës po rritet nga mysafirë lokal dhe ata ndërkombëtar, duke lënë të kuptohet se ky organizim po shkon drejt një suksesi të paparë.

UNUM Festival është festival ndërkombëtar me mbi 70 artistë, lokal dhe ndërkombëtarë, emra të mëdhenj të skenës elektronike, të cilët do performojnë në tre skena të ndryshme në plazhin Rana e Hedhun në Shëngjin të Shqipërisë, nga data 31 maj deri me 3 qershor.

VIDEO LINE UP UNUM:

www.unumfestival.com

www.facebook.com/unumfestival

www.instagram.com/unumfestival

Në trend Magazina

Më shumë
Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Stresi i kundërpërgjigjet Xhulit, e fton t'i marrë 30 mijë eurot e premtuara në BBVK - publikon edhe video të parave në tavolinë

Magazina
Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin

Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë performancës në festivalin "Coachella 2024"

Magazina
Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Stresi me akuza të rënda për Xhulin: U viktimizove me një video që ia ke dërguar vet personit dhe je dënuar nga Gjykata Finlandeze

Magazina
Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Ish-banori i Big Brother VIP Kosova 1: Gani Gërmia më kërkoi para për intervistë

Magazina
Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Sara dhe Bardhi së shpejti prindër, Bora Zemani i bën dhuratën e parë bebit të çiftit

Magazina
Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik në pamjen e saj

Magazina
Kalo në kategori